UBT

Drejtësia e kapur amniston pushtetarët

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bazuar në dispozitat ligjore, posaçërisht Kodin e procedurës penale, organet e ndjekjes penale dhe ato të tjera të drejtësisë janë të obliguara që të bashkëpunojnë ndërmjet tyre në të gjitha rastet kur shkelet ligji. Por, praktika ka treguar se kjo nuk ndodh mjaftueshëm, ngase ka një diskrepancë në mes të asaj çfarë është e paraparë me dispozitat ligjore dhe asaj se sa zbatohet në praktikë.

Të korruptuarit po i shpëtojnë ndëshkimit

Bazuar në dispozitat ligjore, posaçërisht Kodin e procedurës penale, organet e ndjekjes penale dhe ato të tjera të drejtësisë janë të obliguara që të bashkëpunojnë ndërmjet tyre në të gjitha rastet kur shkelet ligji. Por, praktika ka treguar se kjo nuk ndodh mjaftueshëm, ngase ka një diskrepancë në mes të asaj çfarë është e paraparë me dispozitat ligjore dhe asaj se sa zbatohet në praktikë.

Andaj, analistë dhe njohjes të fushës së drejtësisë e shtrojnë dilemën e tyre se ndonjëherë ka edhe neglizhencë, kur janë në pyetje ndoshta të ashtuquajturat fytyra të mëdha publike. Por, për këtë dhe atë se si e shohin ata bashkëpunimin në mes të organeve të drejtësisë, për të dërguar mbase prapa grilave të gjithë të dyshuarit për korrupsion e krim, përfshirë kryeministra, ministra të Qeverisë apo edhe kryetarë komunash pa dallim, flet shkrimi në vijim.

Mobi Casa

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se një bashkëpunim negativ duket se ekziston, pasi drejtësia po hesht, derisa, sipas tij, as korrupsioni kaq i lartë nuk do të kishte ndodhur po të kishte një bashkëpunim dhe koordinim ligjor. “Por, derisa hallka e drejtësisë ka rënë kaq poshtë, as të mos presim se ministra e zëvendësministra, zyrtar komunalë e staf civil do të burgosen, pasi një rrjet zinxhiror është shtrirë kudo, e të cilët e mbështesin njeritjetrin. Ndërsa në anën tjetër, sot kemi afera të mëdha publike, por drejtësia nuk vepron, pastaj shkrime e analiza në shtyp dhe askush nuk shqetësohet sikurse edhe akuza të rënda në mes të zyrtarëve të lartë shtetërorë, por prokuroria dhe drejtësia bëhen të shurdhër, në anën tjetër grupet mafioze kanë futur çdo gjë nën kontroll, andaj kemi këtë gjendje, e cila është e pashpresë”, tha ai.

Zyrtarët e lartë, shkelësit më të mëdhenj

Sipas Dibranit, sikur vendet e BE-së dhe amerikanët të bënin trysni, sigurisht se gjendja nuk do të ishte kaq e zymtë. “E kjo zymtësi vjen për shkak se nuk ka bashkëpunim në mes të organeve të drejtësisë, policisë dhe zyrtarëve shtetërorë, por edhe drejtësia është e pafuqishme për të çuar në burg të gjithë zyrtarët e korruptuar, ku një zinxhir i tërë me ministra të Qeverisë dhe kryetarë komunash janë aq shumë të korruptuar sa mendja nuk e përthekon. Prandaj, zyrtarët e drejtësisë si duket vetë janë të zhytur në këto afera, prandaj edhe sabotohen rastet ku janë të përfshirë bizneset e lidhura me pushtetin, e që kontrollohen dhe paguhen nga mafiooligarkët e politikës dhe të bizneseve të pista”, u shpreh ai. Sipas tij, drejtësia në Kosovë mund të përmirësohet vetëm me një vullnet politik dhe me vendosmërinë e këmbëngulësinë e zyrtarëve të sistemit të drejtësisë për të bërë ndryshime.

Analisti tjetër, Naim Kelmendi, thotë se gjithë këto vite sistemi i drejtësisë nuk ka denjuar që të gjykojë dhe hetojë pushtetarët e njerëzit e institucioneve, siç janë kryeministrat, ministrat, kryetarët e komunave e që me të vërtetë ka mjaft dëshmi se të njëjtit janë shkelësit më të mëdhenj të ligjit e drejtësisë në këtë vend, gjersa, sipas tij, këto i argumentojnë shumë afera të tyre publike për shkeljet ligjore, që i kanë bërë gjatë mandatit të tyre, por që më vonë janë heshtur në vazhdimësi nga drejtësia. “Prandaj, ky është treguesi më i mirë se drejtësia nuk ekziston për këto kategori në krye të institucioneve të shtetit dhe njëherësh është treguesi më i mirë se këta kanë qëndruar gjithmonë mbi ligjin dhe të paprekur në asnjë rast nga ligji”, u shpreh ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.