Hidromorava

Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizituan Radio Kosovën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Studentët e vitit të parë të drejtimit Media dhe Komunikim në UBT, vizituan Radio Kosovën, me ç’rast u pritën nga redaktori i lajmeve, Fadil Gashi.

Gjatë kësaj vizite, ata u njoftuan me redaktorët e redaksive të ndryshme, me rrjedhën e punës, funksionimin e anës teknike, sfidat, si dhe arritën të shohin nga afër ambientet e punës.

UBT

Duke shkëmbyer përvoja dhe informacione të ndryshme me studentët, Gashi theksoi se interesimi i studentëve për të vizituar Radio Kosovën, si një medium publik, flet për përkushtimin dhe dashurinë e tyre për profesionin e gazetarisë, si dhe dëshirën e tyre për të marrë përvoja të vlefshme nga gazetarët dhe redaktorët profesionistë në këtë medium.

Studentët e drejtimit përkatës, në kuadër të vizitave studimore, në ditët në vijim, do të vizitojnë edhe mediume televizive, portale, e gazeta të tjera vendore./rajonipress/