ARKATANA

Bunjaki: Januzaj dhe të tjerët e dinë se çfarë do të thotë të luash për Kosovën

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Albert Bunajki, ka thënë se është i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve për miqësoren kundër Haitit, e cila do të zhvillohet më 5 mars në Stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’.

I pari i bankinës së Kosovës në një intervistë për kosovapress, ka thënë se përgatitjet po shkojnë mjaft mirë. Ai mendon se kjo ndeshje është e veçantë, pasi që sipas tij, në këtë ndeshje thyhet izolimi shumë vjeçar i futbollit tonë.

“Mendoj se është një atmosfere më energji pozitive gjatë këtyre ditëve. Edhe vetë e kam aranzhuar vizitën këtyre ditëve në Kosovë. Është normale ta kuptosh se kjo lojë ka një simbolike të veçante, thyes të izolimit të sportit të Kosovës, në veçanti për futbollin. Proceset janë duke shkuar në bazë të planeve që kam pasur, ftesa dhe kontakte me lojtarët, pjesë e organizimin të fushës, ndeshjes dhe vendosjes se skuadrës. Në këtë moment jemi në parapërgatitjet finale. Dje isha në stadiumin ‘Adem Jashari, për ta parë gjendjen e fushës, ndërsa sot do të shkojë në stadiumin e KEK-ut dhe Flamurtarit për të parë gjendjen e fushës për mundësinë për të zhvilluar parapërgatitjet për lojë. Mbrëmë kishim edhe një takim me Shtabi Teknik, ku biseduam për proceset e organizimit dhe ndarjen e përgjithësive”, ka thënë Bunjaki, transmeton RTK.

Ai ka folur edhe për kundërshtarin. Bunjaki mendon se Haiti është një skuadër më vlera dhe duhet respektuar.

FIDANISHTJA

“Kam informata dhe i kam pa disa lojëra të tyre të mëhershme. E di se që ka një trajner të ri. Është një kundërshtar jashtëzakonisht i mirë dhe do të jetë një kundërshtar që më të vërtetë ka vlera dhe që duhet ta respektojmë, sepse duhet shikuar rezultatet e vitit të kaluar kundër Italisë dhe Spanjës. Ne duhet më shumë të përqendrohemi në organizimin e brendshëm. Në grupin tonë duke pasur parasysh se ne tash e dy vite nuk kemi pasur tubime, për shkak që kemi qenë të izoluar nuk kemi mundur as të tubohemi, sepse nuk kemi luajtur lojë dhe nuk kemi pasur të drejt t’i thërrasim lojtarët. Neve na mbetet t’i zhvillojmë dy ushtrime dhe përmes këtyre dy ushtrimeve ne do të shkojmë në lojë. Është fat shumë i mirë që ne e fillojmë këtë proces, mirëpo për të arritur te rezultatet që ne i dëshirojmë, e që qëllimi ynë është kampionati botëror, kërkohet durim, kërkohet një punë afatgjate”, ka theksuar Bunajki.

Strategu i përfaqësues sonë nuk ka hezituar të flasë edhe për yjet shqiptar që luajnë në klubet dhe kombëtarët e huaja. Bunajki mendon se në këtë moment nuk është mirë t’u bëjmë presion futbollistëve që angazhon në kombëtarët tjera, sepse sipas tij, kjo ndikon në zhvillimin e tyre. Ai beson se në momentin kur Kosova të pranohet me drejta të plota në UEFA e FIFA, atëherë gjithë këta lojtarë do të kenë mundësi të luajnë për Kosovën. Bunjaki thotë se jo vetëm Januzaj, por edhe futbollistët tjerë do ta kenë ëndërr të veshin fanellën e Kosovës.

“Deri në fazën e pranimit të plotë të Kosovës në UEFA e FIFA, lojtarët të cilët janë duke luajtur në përfaqësueset tjera në këtë moment nuk është mirë t’i kemi në përfaqësuese, për shkak të zhvillimit te tyre. Ne momentin që Kosova të pranohet më drejta të plota në UEFA dhe FIFA, të gjithë këta lojtarë pa marrë parasysh se cilës kombëtare i takojnë kanë mundësi të luajnë për Kosovën. Ka pasur spekulime të mëdha jo vetëm për familjen Januzaj, por edhe për tjerët, dhe mund të them se edhe kryetari Vokrri dhe unë kemi pasur kontakte me familjarët e Januzajt dhe për ne është shumë e rëndësishme të presim momentin dhe jemi në pritje të një takimi zyrtar me familjen Januzaj, e ku do të diskutojmë se a është momenti, kur dhe a ekziston momenti që ata të jenë në përfaqësuesen tonë. Personalisht besoj se në ambientin që jemi duke e rregulluar, lojtarët do ta kenë ëndërr për të qenë pjesë e përfaqësues së Kosovës, pavarësisht konkurrencës. Unë kam një bindje se jo vetëm Januzaj, por edhe të tjerët e dinë se çka do të thotë të luash për Kosovën”, është shprehur Bunjaki.

Tekniku i përfaqësues sonë beson se Kosova do të ketë një prezantim të denjë në ndeshjen e parë ndërkombëtare, e që sipas tij, do të jetë hap pozitive për integrimin e futbollit tonë në rrafshin ndërkombëtare.