“Juninho” kosovar: Gati për vendin tim!
Edhe një talent kosovar që luan në futbollin evropian është gati të veshë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. Futbollisti prishtinas i skuadrës belge Aalst, Donjet Shkodra, ka shprehur gatishmërinë për të luajtur për vendin e tij në të ardhmen. Ai ka biseduar me përzgjedhësin Albert Bunjaku, por ende s’e ka marrë ftesën për miqësoren historike ndaj Haitit. Lajmin e konfirmoi për gazetën Arena vetë futbollisti.
“Kam biseduar me Bunjakun dhe kontaktoj me të vazhdimisht. Deri më tani nuk ka diçka konkrete, domethënë ftesën për takimin ndaj Haitit nuk e kam marrë ende. Gjithsesi, unë jam në gjendje gatishmërie. Do të punojë shumë dhe do të pres që një ditë të luaj për vendim tim”, deklaroi ai.
Shkodra tutje rrëfen momentin se si e priti lajmin kur FIFA iu tha ‘po’ miqësoreve të Kosovës. “Sinqerisht jam gëzuar shumë sepse këtë ditë të madhe e kemi pritur që moti. Shpresoj ta fitojmë takimin ndaj Haitit, me mua apo pa mua s’ka rëndësi. Gjithsesi, nëse do të mund ta ndihmojë Kosovën do të isha edhe më i gëzuar”, vazhdoi futbollisti. Ai ëndërron të kualifikohet me Kosovën në ndonjë kampionat botëror apo evropian…(Tribuna – Arena).


