Eko Higjiena

Suedia nuk fton Bajramin e Fejzullahun, i pret Kosova

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Përzgjedhësi i Suedisë, Erik Hamren ka publikuar të enjten listën për miqësoren e 5 marsit me Turqinë, por në emëroren e tij nuk gjenden dy futbollistët nga Kosova, Emir Bajrami e Erton Fejzullahu.

Ky i fundit kishte shënuar dy gola në grumbullimin e Suedisë B të mbajtur në Arabi gjatë muajit janar, por përkundër kësaj nuk ka marrë ftesën. Madje, vetë sulmuesi kishte përjashtuar mundësinë e grumbullimit me Kosovën, pasi kishte llogaritur në ftesën e Suedisë për këtë takim.

Uji Dea

Ndërkohë, Bajrami, i lënë jashtë grumbullimit nga Suedia për shumë muaj, pak për shkak të formës e pak për shkak të lëndimit, nuk është ftuar as këtë herë, pavarësisht se është rikthyer muajin e kaluar në fushën e gjelbër.

Ai pritet të jetë pjesë e listës së përzgjedhësit Albert Bunjaku për miqësoren e 5 marsit me Haitin. Tani ka gjasa që edhe Fejzullahu t’i bashkohet Kosovës. Listën e ka shpallur edhe Suedia U-21, në të cilën nuk figuron asnjë lojtarë me prejardhje nga Kosova./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.