UBT

Fëmijët, jo media elektronike gjatë ngrënies

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Një studim i realizuar së fundmi këshillon prindërit të mos i lejojnë fëmijët e tyre të moshës tinejxhere të përdorin pajisjet elektronike, ose të shikojnë televizor gjatë vakteve familjare.

Sipas rezultateve të studimit, që kishte pyetur mbi 1800 prindër, tinejxherët kishin prirje të konsumojnë më pak ushqim të shëndetshëm dhe të kenë komunikim më të dobët familjar nëse kanë qasje në pajisjet elektronike.

Uji Dea

“Gjetjet e këtij studimi treguan se përdorimi i mediave gjatë kohës së ngrënies është shumë i shpeshtë në mesin e familjeve me adoleshentë, por caktimi i rregullave rreth përdorimit të mediave mund të jetë i dobishëm”.

“Prindërit të cilët shijojnë vakte familjare mund të përfitojë duke kaluar më shumë kohë kualitative me fëmijët e tyre nëse caktojnë rregulla për përdorimin e mediave (televizorët, kompjuterët, telefonat celularë, tabletët)”, ka thënë autori kryesor i studimit, Jayne Fulkerson. /Mjeku.Net/