Mobi Casa

Ulni kaloritë pa lënë anash ushqimet e preferuara

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pakësoni kaloritë e konsumuara nga ushqimet tuaja të preferuara duke ndjekur këto këshilla të thjeshta.

Ju do të keni nevojë për: Dy të bardha të vezës; Dhallë; Bukë të zezë; Bukë me fara; Çokollatë e zezë me 70 për qind kakao; Kungull i pjekur; Patëllxhan; Pasta me drithëra të plota; Qumësht me pak yndyrë; Djathë me pak yndyrë; Bajame; Qumësht pa yndyrë; Qumësht me ajkë.

Hapi 1 – Zëvendësoni vezën e plotë – Zëvendësoni vezën e plotë në recetë me dy të bardha të vezës.

Hapi 2 – Ruajeni shijen e ajkës – Ruajeni shijen e ajkës kur përgatisni patate të shtypura duke përdorur dhallë në vend të qumështit të pastër ose ajkës së rëndë.

Këshillë – Ju po ashtu mund të përdorni qumësht pa yndyrë ose qumësht me ajkë.

Hapi 3 – Zëvendësoni bukën e bardhë – Zëvendësoni bukën e bardhë me bukë të zezë ose bukë me fara.

Hapi 4 – Ndërrojeni çokollatën – Zgjidhni çokollatën e zezë me së paku 70 për qind kakao në vend të çokollatës së qumështit ose asaj të bardhë.

KKVITI

Këshillë – Çokollata e zezë ka shumë antioksidues.

Hapi 5 – Zëvendësoni petat – Zëvendësoni petat në lazanje me kungull të pjekur ose patëllxhanë.

Hapi 6 – Përgatitni makarona dhe djathë – Përgatitni vetë makarona me djathë me brumë të përgatitur nga mielli i zi, qumësht me pak yndyrë, djathë me pak yndyrë, për të siguruar përbërës të shëndetshëm.

Hapi 7 – Hani bajame – Merrni disa bajame nëse ju ka marrë malli për meze të kripur. Bajamet janë një prej frutave arrore me më së shumti lëndë ushqyese.

Fakt – Prodhimi botëror i bajameve në vitin 2009/10 është kalkuluar të jetë 760 mijë tonë.

/Mjeku.Net/