Fundamenti

Gratë në politikë vetëm “përfaqësim”, apo të rëndësishme?

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Nga Mimoza Shkodra – Shpesh herë pyesin pse gratë në politikë?! Atëherë unë them burrat në politikë?! Politika Kosovare në vitet e fundit është mësuar të ketë gra çdo vit e më shumë, shpeshherë edhe në moshë të re. Të shkolluara, të emancipuara pse jo edhe sharmante.

Gratë bëjnë emancipimin brenda familjes, gjithashtu sjellin emancipimin e të gjithë shoqërisë. Ato janë pjesë e partive politike, pjesë e vendimmarrjes, por shpeshherë të përzgjedhura nga drejtuesit e partive që në shumicën e rasteve janë burra. Gjithashtu shpesh quhen ” gra si burra, apo burrëresha”, gjë e cila mendoj se është problem psikologjikë.

Nganjëherë nuk duhet të ngatërrojmë personalitetin e tyre, ngase qeniet humane dallojnë çdo herë në personalitet. Në grupimet e grave ka personalitete të shquara, më karakteriale, por ka personalitete edhe më të buta më ndryshe nga ato të fortat. Parlamenti dhe kuvendet komunale të kushtëzuara respektojnë kuotën 30%, por sa respektohet pjesa tjetër e ligjit, ajo e ekzekutivit?!

Unë them JO. Sa i përket gruas në poste vendimmarrëse, kemi një grua presidente, kemi një grua në majën e KQZ-së, dy ministre, një kryetare komune edhe më pakë në pozitat vendimmarrëse në qeverisjet komunale, gjë e cila nuk respektohet ligji për barazinë gjinore. Për mua gruaja në ekzekutiv ka një rolë shume të rëndësishëm. Por unë kam një shqetësim tjetër të çështjes në vërtetësinë e vetë, ku patjetër duhet të jemi shumë kritike dhe vetëkritike… Duhet pranuar që ndryshime pozitive në shoqëri ka, por absolutisht nuk ka aty ku gruaja meriton sot.

Ne fakt edhe në logjika globale, nuk ka mjaftueshëm gra në jetën politike, apo që garon më shumë se 30 apo 40 vite radhazi. Duhet të biem dakord këtu, që rregullat e lojës për gruan në këtë sferë, ka shumë pak kohë që janë vendosur, dhe fatkeqësisht po të kthehemi në terrenin tonë, për mua ka një problem të madh… Kujton gjithmonë se konkurrencën e ka brenda llojit, që dmth janë 30% e grave brenda në parlament apo edhe më pak në ekzekutiv dhe kur mendojnë të marrin një post drejtues, nuk mendojnë që duhet konkurruar në të gjithë terrenin por mendohet që të konkurrojnë vetë gratë!

UBT

Pra hapësirën e tyre konkurenciale edhe mënyrën se si e zhvillojnë atë e kemi brenda një hapësire prej 30%, që do të thotë se nisemi nga ky konceptim, si një qenie që konkurron llojin e vetë, që nuk konkurron në një hapësirë 100%, edhe në hapësirat e politikanëve burra. E vërteta është se gratë të cilat kanë hapur rrugën shumë të pashtruar në politikë për të arritur tek 30%, unë nuk mendoj që janë avantazhuar apo janë përkëdhelur nga individ, kjo qëndron bindja ime personale, dhe ne duhet të kuptojmë një gjë shumë të rëndësishme që ndërkohë kjo grua që bënë funksione në politikë, kush nuk e fal në qoftëse harron funksione tjera, gjë e cila na ndodhë rëndom dhe kjo për mua është super- grua, sepse është po e njëjta grua që nuk harron funksionin e të bërit ushqimin apo edhe funksionin e të qenurit nënë.

Unë mendoj se gruaja në Kosovë respekton dy dimensione në mënyrë heroike, edhe dimensionin tradicional edhe angazhimin e saj në politikë. Por problemi më i madh i gruas sot është mungesa e bagazhit publikë, pasi që politika nuk të tenderon nëse je e mirë në profesion, nuk të tenderon në meritokraci, gjë që tani më pritshmëria nuk do të ishte për grua të zonja apo të denjë. Fakti që me shqetëson është se gruaja nuk i mbron gratë e tjera por edhe nuk prodhon elementin e modelit që do të jetë i pritshëm dhe i kënaqshëm, me disa përjashtime.

Gratë përbëjnë 50% të popullsisë në vendin tonë, por vazhdon të diskriminohet?! Diskriminimi fillon që nga partitë politike ku ende ekzistojnë të ashtuquajturat forume te grave, gjë që nuk është e drejtë që një kryetare e forumi të përfaqësoj të gjitha gratë në një kryesi me më shumë burra. Apo edhe dëmtimi i tyre në fushata zgjedhore, kur zakonisht thuhet se “ gratë e kanë më të lehtë fitoren sepse ju mundëson kuota, andaj të votojmë burrat”, edhe ky një diskriminim. Fushatat elektorale kërkojnë një kosto, gjë që edhe kjo në shumë raste ju mungon. E vërteta është se ende gruaja ka problemin e punësimit dhe të ardhurave personale, por duhet pranuar që janë absolutisht më të përgjegjshme dhe të zonja për funksionin që kryejnë.

T`i kthehemi vetëkritikës. Deri më sot nuk kam hasur në një program elektoral të gruas në përgjithësi, apo forumeve brenda partive të tyre. Ne e dimë se gruaja njehë pikat e dobëta në sferën sociale, në arsim, kulturë e shumë fusha të tjera.

Marrëdhënia cilësore do të duhej të hy nëpërmjet të komunikimit të vërtetë, që do të thotë: Pse gruaja duhet të hy në politikë? Them se Ajo duhet të hy sepse ajo do të hy,se e meriton të hy, beson qe duhet të hy, sepse i pëlqen të hyjë, se ka vend dhe nevojë që të jetë aty. Në qoftëse kjo shoqëri do të vazhdojë me logjikën që hynë si përfaqësim atëherë jemi larg emancipimit të shoqërisë në tërësi.