UBT

Mustafa: Ata me ambicie personale kërkojnë ndryshime në udhëheqje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përsëritur vlerësimin e tij se LDK është fituese e zgjedhjeve lokale të mbajtura vitin e kaluar.

Në një intervistë për “Bota press” Isa Mustafa gjithashtu ka folur edhe për zërat e ndryshëm që kërkojnë ndryshime në udhëheqjen e LDK-së në këtë kohë.

Mobi Casa

“Padyshim se është interes i rivalëve politik që në prag të zgjedhjeve të zhvendosen probleme në LDK. Mendoj se zërat për ndryshme në udhëheqjen e LDK-së në këto momente, nuk i ndihmojnë fitores së LDK-së dhe nevojës që në vendin tonë të bëhen ndryshime pozitive. Prandaj, qofshin apo jo të porositura ato krijojnë konfuzione dhe paqartësi. Këta nuk janë zëra që burojnë nga anëtarësia e gjerë Lidhjes Demokratike të Kosovës, por janë iniciuar nga individë që kanë ambicie personale, e të cilat mund t’i matin në zgjedhjet partiake, që do të mbahen në fund të këtij viti. Disa eksponent të këtyre zërave janë njerëz që kanë ikur nga LDK-ja, të cilët kanë konkurruar në fushata kundër LDK-së. LDK është parti me demokraci të brendshme të zhvilluar, atë nuk e pengojnë zërat që kërkojnë ndryshime, por ndryshimet në LDK bëhen si rezultat i një konkurrence demokratike mbi baza dhe rregulla statutare, në harmoni me interesat e anëtarësisë së gjerë dhe politikat partiake”, ka thënë Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.