Mobi Casa

Komandanti francez refuzonte arrestimin e Ivanoviqit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një shqiptar dhe një kanadez kishin hetuar Oliver Ivanoviqin për krime lufte. Ata kishin arrestuar ndërkohë disa të dyshuar të tjerë, të cilët kishin ikur më vonë nga burgu. Mahmut Halimi atë kohë kishte qenë gjyqtar hetues. Së bashku me hetuesin kanadez Gi Bourassa kishin siguruar prova kundër Ivanoviqit. Por, shefi i xhandarmërisë francize kishte refuzuar arrestimin. Ishte arsyetuar se nëse arrestohet ai, “ndizet lufta e tretë botërore”.

Mahmut Halimi dhe Gi Bourassa kishin siguruar prova të mjaftueshme për ta arrestuar Oliver Ivanoviqin qysh në fillim të vitit 2000. U duhej mbështetje operative për ta realizuar këtë. Kërkesën ia kishin bërë direct shefit të xhandarmërisë francize në Mitrovicë, nga i cili kishin marrë refuzim.

Uji Dea

Halimi atë kohë ka qenë gjyqtar hetues në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, ndërsa Bouruassa hetues në Njësinë për krime lufte në UNMIK. Kishin punuar dhe siguruar prova, që, sic i kishin arrestuar edhe 7 serbë të tjerë, të arrestonin edhe Ivanoviqin, që dyshohej se si drejtues i një njësie policore kishte marrë pjesë në pushkatimin e 22 shqiptarëve në Lagjen e Kovaçëve në Mitrovicë më 14 prill 1999. Ndërkohë edhe të dyshuarit tjerë kishin ikur nga burgu i Mitrovicës./Koha Ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.