SBAShK-u sërish paralajmëron greva
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka paralajmëruar greva nëse nuk arrihet të nënshkruhet kontrata kolektive, të cilës i ka skaduar afati nga 11 prilli i këtij viti.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se me kabinetin e ministrit të Arsimit, kanë punuar në kontratat e reja, të cilat kanë afat tre vjeçar.“Javën e kaluar kemi pasur takime të vazhdueshme me kabinetin e ministrit Bajrami dhe jam i sigurt, nëse nuk ndodh diçka krejt e papritur, se nesër ose pasnesër të punësuarit në arsimin e Kosovës duke filluar nga çerdhet e deri tek Universiteti do të kenë kontratën e tyre. Nesër kemi për t’u takuar me ministrin Bajrami për nënshkrimin e kësaj kontrate. Po them që në të kundërtën SBAShK-u është i gatshëm për grevë”, ka thënë Jashari.16 ditë më parë Të burgosurit e Dubravës kërcënojnë me grevë.
Ai gjithashtu ka thënë se greva nga mësimdhënësit nuk ka të bëjë me një ose dy individ por që pjesëmarrës janë 99 për qind të tyre.


