UBT

Lutfi Haziri tjetër flet e tjetër vepron

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Demir Krasniqi – Si mund të thotë Lutfi Haziri se “Njerëzit e artit do t’i përkrahë me gjithë kapacitetin e tij”, kur pas 38 vite përvojë pune, pa kurrfarë mëshire , pa kurrfarë arsyetimi, e lë në rrugë një veteran të arsimit , një krijues të madh të 36 veprave muzikore, një artist të qindra albumeve muzikore , një përfaqësues të kulturës kombëtare në shumë festivale kombëtare e ndërkombëtare , një krijues të cilin e njeh dhe e nderon edhe vet Presidenti i SHBA-së z. Bill Klinton dhe vet Shtëpia e Bardhë ?!

Përkitazi me deklaratën e Lutfi Hazirit me titull:”Njerëzit e artit do t’i përkrahë me gjithë kapacitetin tim” , publikuar në RAJONIPRESS , më datën 22.01.2014.–

Se sa dhe si i përkrahë Lutfi Haziri , njerëzit e artit dhe të kulturës në vepër dhe në realitet, këtë më së miri e di mbarë opinioni shqiptarë në rruzullin tokësor , me rastin tim konkret , të ndodhur në vitin 2007, gjatë mandatit të Tij, si Kryetar i Komunës së Gjilanit, kur para syve të Tij dhe me bekimin e Tij, partizanja e Tij – Bahrije Millaku – Veseli, në pozitën e Drejtoreshës së Shkollës Fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan , e avancuar në këtë pozitë , po nga Lutfi Haziri , më largoi nga puna dhe procesi edukativo – arsimor , pas plot 38 viteve përvojë pune në arsim dhe pas alamet kontributi të dhënë nga krijimtaria ime, si pedagog muzikor dhe si krijues muzikor i këtij nënqielli !

Drejtoresha Bahrie Millaku – Veseli , këtë proces të kundërligjshëm dhe jashtë çdo norme humane , ndaj meje e ndërmori për t’iu revanshua Lutfi Hazirit me një shpërblim bamirësie , duke ia pranua në punë në vendin tim – vajzën e djalit të axhës së Tij, Arta Njazi Hazirin , të pa diplomuar dhe të pa asnjë ditë përvojë pune në arsim?!

Si pretekst , për të më largua mua nga puna, Drejtoresha Bahrie Millaku – Veseli , atë botë e përdori arsyetimin antikombëtarë , me motivacion se unë me Korin e shkollës i kisha përgatitur për Festën e Ditës së Shkollës , këto katër këngë, si vijon:

Këngë për Skënderbeun,
Këngë për Ismail Qemajlin dhe Flamurin Kombëtar ,
Këngë për komandantin legjendar Adem Jasharin dhe
Këngë për thyesin e kufirit shqiptaro – shqiptarë Agim Ramadanin .

Për punën time dhe përgatitjen e këtyre katër këngëve , Drejtoresha e lartcekur , më pati komprometuar para 80 nxënësve për punën time “të pa vlefshme” dhe për “përzgjedhjen e këtyre këngëve të pa përshtatshme , të cilat nuk po i duan këta!?”…

Eco Higjiena

Se kush ishin ata që nuk po i donin këto këngë , Drejtoresha as sot e atë ditë nuk i dha kujt sqarim, as llogari ?!

Për këto veprime të kësaj Drejtoreshe të bekuar nga vet Lutfi Haziri , janë marrë të gjitha mediumet publike, gjykatat kompetente dhe Gjykata Supreme e Kosovës, ku që të gjitha kanë vendosë në favor timin, por vetëm Lutfi Haziri shtiret se nuk i ka ditur këto veprime dhe se nuk po i di as sot e kësaj dite ?!

Më datën 16 Janar 2014, kur Lutfi Haziri ishte i pranishëm në Përvjetorin e themelimit të Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” në Gjilan, pasi u përshëndetëm me te dhe u ndamë nga ky solemnitet i rastit, Lutfi Haziri u kthye në zyrën e tij.
Vetëm pas 20 minutave , unë shkova në portën e rezidencës së Tij, dhe kërkova një takim prej 5 minutash me te !

Edhe pse portieri e lajmëroi si është më së miri vizitën time , edhe pse unë prita më se 20 minuta lajmin e Tij, ai nuk u skuq fare dhe nuk më pranoi fare në bisedë?!

Ajo që ishte edhe më nënçmuese për mua, në ato momente të pritjes sime të kotë, Lutfi Haziri , bashkë me dy zyrtarë të tij, doli nga zyra në korridorin ku unë isha duke e pritur kontaktin me te dhe Ai, pa u skuqur fare prej meje , as nuk më përshëndeti, por që shtirej se nuk po më sheh fare duke pritur në korridorin e Komunës ?!

Si mund të thotë Lutfi Haziri se “Njerëzit e artit do t’i përkrahë me gjithë kapacitetin e tij”, kur pas 38 vite përvojë pune , pa kurrfarë mëshire , pa kurrfarë arsyetimi , e lë në rrugë një veteran të arsimit , një krijues të madh të 36 veprave muzikore, një artist të qindra albumeve muzikore , një përfaqësues të kulturës kombëtare në shumë festivale kombëtare e ndërkombëtare , një krijues të cilin e njeh dhe e nderon edhe vet Presidenti i SHBA-së z. Bill Klinton dhe vet Shtëpia e Bardhë ?!

Është interesante të thuhet edhe kjo , se gjatë vrapimeve për fushatën elektorale nëpër rrugët dhe sheshet e Gjilanit – Lutfi Haziri na shihte dhe na njihte shumë mirë të gjithëve , madje nuk përtonte të na përshëndeste dhe të na përqafonte me sa afsh që kishte, por që tash ikë prej nesh dhe nuk na sheh as në korridorin e zyrës së Tij?!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.