UBT

Ndodhë nganjëherë…

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Mimoza Shkodra – Ndodhë nganjëherë që pa dashur të thuash diçka detyrohesh të thuash. Një shkrim të cilin sot e lexova në rajonipress me titull”Gjilani nuk ka komoditet të shkoj në zgjedhje të reja” më shtyn të them nja dy fjalë. Më vjen mirë, besa shumë mirë më vjen që individët e tillë pas katër vitesh filluan të vetëdijesohen që të ju bëjnë thirrje anëtarëve të kuvendit që të votohet nesër (me datë 21) për zgjedhjen e kryesuesit të asamblesë.

Të kthehemi pas gjashtë viteve kur pikërisht këta individ u munduan që të manipulojnë dhe të mos i përgjigjen kuvendit, duke mos qenë prezent me grupet e tyre opozitare, besa u munduan edhe të ndërhynë dhe të bindin një anëtarë të pozitës nga koalicioni për të mos iu përgjigjur kuvendit dhe ia arritën.

Besa u akuzova dhe u përfola shumë edhe unë personalisht që i’u përgjigja ftesës së kuvendit (gjë që kishte dy ditë që ishte aksidentuar babai im dhe kishte gjetur vdekjen), që të zgjedhim bashkërisht kryesuesin e kuvendit dhe organet e saj.

Tani më kujtohet mirë e mirë se si këta individ më akuzuan dhe ofenduan se si ka mundësi që pas rastit të rendë të vdekjes t`i përgjigjesha votës të cilën ma kishin besuar qytetarët e mi të dashur të Gjilanit, gjë të cilën këtë ma kujtuan edhe anëtarët e familjes time të ndershme dhe kërkuan që pavarësisht dhimbjes që po e kalojmë si familje dhe vazhdojmë ta ndjejmë duhet t`i përgjigjesh qytetarit të cilët të dërguan të kontribuosh në dobi të tyre dhe mos të sjellim komunën tonë të mirë në kriza të ndryshme.

Mobi Casa

Kjo thirrje më vë tani në dyshim! A thua këta individ ndërruan me kohën apo janë pikërisht ata të cilët deshën që komuna e Gjilanit të shkoj prapë në zgjedhje dhe që qytetarët e ndershëm të saj që pas tri zgjedhjeve të njëpasnjëshme ( ato për asamble dhe kryetarë dhe dy të balotazhit në vitin 2009 dhe vazhduan deri në vitin 2010) të kalojnë edhe një parë zgjedhje?

A thua këta individ pikërisht i’u gëzuan fatkeqësisë time familjare duke menduar se ” Ra kjo dekë e Mimoza nuk do të jetë në seancë”, gjë që edhe me mungesën time kuvendi nuk do të kishte kuorumin për të vazhduar me zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit. Sa keq që politika në vendin tonë përbëhet nga disa lojtarë politikë ( jo të gjithë) të cilët kanë për qëllim vetëm interesin personal dhe asgjë tjetër.

Unë e kam thënë dhe prapë do ta them botërisht se ndjehem shumë e qetë shpirtërisht dhe me ndërgjegje shumë të pastër që kam arritur t`i përgjigjem qytetarit tim të dashur pozitivisht dhe në interes të përgjithshëm dhe do ta bëja prapë po të ishim në një situatë të tillë.

Uroj që ky kuvend në krye me lojtarët e saj politikë ( të cilët nuk janë të gjithë të tillë) të punojnë dhe të kontribuojnë në të mirë të qytetarëve të saj.