Çeku: Në shpirt e në jetë kam qenë ushtarak, si i tillë do t`i shërbej Kosovës
Agim Çekut po i mungon shumë jeta ushtarake. Ai ka nis e po ndien nostalgji për uniformën e ushtrisë. Pavarësisht se nuk është i veshur në uniformën e ushtarit, ai thotë se gjithmonë do t’i shërbejë vendit si ushtarak. Këtë e ka bërë të ditur Çeku nëpërmjet një postimin sot në faqen e tij të Facebook.
“Unë prapa nuk kthehem kurrë, çasti i zhveshjes së uniformës është një kapitull i përmbyllur, tani ende kam kapacitete, energji e potencë që të jem i dobishëm për vendin edhe në sferën politike ne FSK,
“Por po më mungon jeta ushtarake. Unë në esencë e në shpirt jam ushtarak, në jetën time kam qenë ushtarak, edhe pse tash s’jam në uniformë, unë jetoj e punoj mbi parimet ushtarake, jam shumë preciz e shumë i saktë edhe në punë edhe në fjalë edhe në organizim e edhe në parti: unë gjithmonë do të mbetem ushtarak”, ka thënë Ceku.


