UBT

Kosova dhe BE-ja afër pajtimit për EULEX-in, rrezik veriu

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

BE-ja dhe Kosova pajtohen se EULEX-i do të përfundojë mandatin, nëse jo në qershor, atëherë në shtator, shkruan sot “Koha Ditore”. Pajtohen se do të pasohet me një “prani të re të BE-së në fushën e rendit dhe të ligjit”, me një prani shumë më të vogël dhe me detyra më shumë monitoruese, mentoruese dhe këshillëdhënëse.

Por ende nuk ka pajtim rreth fuqive eventuale ekzekutive për prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë, të cilët do të inkorporoheshin në gjykatat e Kosovës. Rrezik për Kosovën paraqet edhe ideja që EULEX-i të ketë një prani të ndryshme në veri nga ajo në pjesët e tjera të KosovësMandati i EULEX-it është paraparë të përfundojë më 14 qershor 2014.

Fundamenti

“Shpërbërja e strukturave shtetërore serbe të gjykatave dhe integrimi i personelit të tyre në gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës do të lehtësohet nga gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë brenda strukturave gjyqësore në rajonin e Mitrovicës”, thuhet në Strategjinë e BE-së.

Korrespondenti i “Kohës Ditore” nga Brukseli jep detale edhe për kompetencat që parashihet t’i ketë shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ato për gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtarë, për mandatin rreth hetimeve të rastit të trafikimit të organeve./Koha Ditore./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.