UBT

Vendet e rezervuara dëmtojnë demokracinë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Muhamet Mustafa – Kohëve të fundit po zhvillohen debate intensive lidhur me çështjen se a duhet të vazhdohet edhe në mandatin e ardhshem të Kuvendit të Kosovës, që krahsas 20 vendve të garantuara për minoritete të ngelin edhe vendet e rezervuara, të cilat krahas këtyre sipas disa vleresimeve mund të sjellin edhe 5-10 vende për minoritete në Kuvendin e Kosovës me 120 deputetë.

Me 20 vende minoritetet fitojnë rreth 19% të ulseve në Kuvend kundrejt pjesëmarrjes 7% në popullësinë e përgjithshme të Kosovës. Përfaqësuesit e partisë në pushtet me disa deklarata po e vlerësojnë si pozitive përvojën në këtë mandat me vendet e rezervuara dhe të garantuara që sigruan 25 vende për minoritete, dhe e marrin këtë si argument për të vazhduar me këtë praktikë edhe pas zgjedhjeve të ardhshme.

Megjithatë, përvoja e funksionimit te Kuvendit në këtë sesion flet për diçka tjeter. Kjo praktikë ka prodhuar një defekt që nëse vazhdon mund të shumëfishojë pasojat evidente negative. Disa vendime me rëndësi esenciale për Kosovën – ligje të rëndësishme, projekte, buxheti, vendimet lidhur me privatizimin, janë marrë me një pakicë jo të tolerueshme të deputetëve shqiptarë. Kanë mjaftuar edhe 30 – 40 deputetët shqiptarë nga 95 sa janë në Kuvend për t’i marrë këto vendime, ndonëse shumica e deputetëve shqiptarë kanë votuar kundër tyre.

Derisa Kushtetuta siguron mbrojtje të interesave të pakicave kur ligjet dhe politikat me interes për të drejtat e tyre mund të aprovohen ose ndryshohen vetëm me 2/3 e deputetëve prezentë të pakicave votojnë për, kjo nuk vlen edhe për shumicën, pra shqiptarët. Dhe kjo nuk do të ishte një problem serioz sikurse ndarja e ulseve në Kuvend midis shqiptarëve dhe pakicave do të ishte më simetrike dhe më e logjikëshme duke nënkuptuar edhe një masë të arsyeshme diskrimnimi pozitiv për pakicat.

Mirëpo nëse për shkak të një përfaqësimi joproporcional tej mase, të panatyrshëm, të pakicave rrezikohen interesa vitale të shumicës, kjo mund ta deformojë rolin e Kuvendit dhe marrjen demokratike të vendimeve në organin ligjëvënës e mbikëyrës që ka Kuvendi si një pushtet suprem në Kosovë. Kjo edhe gjatë këtij mandati , siç u përshkrua më lartë ka krijuar probleme serioze , kur partia në pushtet i konideron deputetët e pakicave si pjesë e makinës votuese dhe qërimit të hesapeve me opozitën nëpërmjet logjikës së numrave.

ARKATANA

Duke qenë se 20 vendet e garantura në Kuvend dhe shumica e kualifikuar ( dy te tretat) e deputetëve mjaftojnë që të realizohet me standarde të larta diskriminimi pozitiv dhe që të mbrohen të drejtat e minoriteteve në organin më lartë të pushtetit, rritja artificilae e këtij numri me vazhdim të vendeve të rezervuara nuk ka asnjë fuksion esencial lidhur me këtë. Perkundrazi, kështu krijiohet një problem esencial me funksionimin demokratik, sendertimin e rolit dhe funksionimin e Kuvendit. Rritja e këtij numri do të mund t’u shërbente ndoshta vetëm intersave personale të individëve e edhe kalkulimeve poltikaneske me deputetët nga radha e minoriteteve.

Vazhdimi dhe sforcimi i kësaj praktike jo të natyrshme edhe më tutje mundet jo vetëm të karikojë raportet normale në Kuvend po edhe mund të dëmtoje kohezionin dhe komunikimin ndëretnik në Kosovë. Kjo dëmton edhe vetë integrimin e minoriteteve në rast se për këto defekte shumica do te fajësonte minoritetet nëse kjo rrezikon interesat e saj.

Kjo natyrisht se do të përcillej me tensione politike në këtë relacion apo edhe midis forcave poltike në Kuvend dhe jashtë tij. Prandaj nëse gjërat shikohen në esencën e tyre del se kërkest dhe tentimet për vazhdim me vende të rervuzra të minoriteteve në Kuvend nuk u shërben interesave të pakicave etnike dhe ndërtimit të rolit përgjegjës të deputetëve nga pakicat në Kuvend e po ashtu edhe zhvillimit përmbajtësor të bashkëpunimit midis partive poltike në Kuvend e jashtë tij.

Pa këtë nuk mund të ketë një komunikim përmbajtësor ndëretnik në Kosovë dhe zhvillim të proceseve demokratike në të cilin integrohen dhe marrin një rol përgjegjës dhe forcat politike dhe deputetët që përfaqësojnë pakicat në Kuvendin e Kosovës.

( Autori është deputet në Kuvendin e Kosovës dhe profesor në Kolegjin RIINVEST)