Uji Dea

Cliff: Mungesa e sundimit të ligjit është duke e dobësuar Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Dështimi për të adresuar si duhet problemin e sundimit të rendit dhe të ligjit mund ta ngadalësojë presin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian, ka thënë në një intervistë për Kohën Ditore ambasadori britanik Ian Cliff.

“Çfarë do të mund të ngadalësonte procesin e Kosovës drejt integrimit në BE është dështimi për të adresuar problemin e sundimit të rendit dhe ligjit. Ka ende perceptim se mungesa e sundimit të ligjit është duke e dobësuar Kosovën”, ka thënë Cliff.

Përsëritja e zgjedhjeve për kryetar të Mitrovicës Veriore, sipas Cliffit, nuk do të duhej të vononte krijimin e asociacionit të Komunave Serbe.

Eco Higjiena

Sipas tij, ekipet menaxhuese duhet të hartojnë statutin në pajtim me të gjitha palët e përfshira dhe krijimin e mundësisë që aty të marrin pjesë të gjitha 10 komunat serbe.

Fakti se në vitin 2014 mbahen zgjedhjet nacionale, sipas Cliffit, nuk duhet zhvendosur vëmendjen nga problemet ekonomike dhe nga krijimi i vendeve të reja të punës.

Sa i përket vendeve të rezervuara për minoritetet, ambasadori Cliff ka thënë se me rastin e përmbylljes së pavarësisë, lidershipi i PDK – së dhe ai i AAK-së në vija të përgjithshme janë pajtuar që ato të vazhdohen edhe për një mandat. Ndërkaq, LDK-ja, sipas tij, ka qenë me dy mendje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.