Traktati i paqes, ëndërr e Kuçit
Ideja e zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi, që bisedimet Kosovë – Serbi të përfundojnë pas disa vitesh me një traktat paqeje duket të mbetet vetëm dëshirë e tij.
Profesorët universitarë, si dhe njohësit e rrethanave politike thonë se aktualisht është iluzore të mendohet se Beogradi zyrtar pas përfundimit të dialogut, i cili mund të zgjasë edhe me vite të tëra, do të pajtohet me një traktat paqeje duke njohur subjektivitetin e Kosovës.
Që prej kohës, por edhe së fundmi numri dy i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, shfaq mendimin se tij se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë do të rezultojë me një trakt paqeje.Sipas Kuçit, përmes traktatit të paqes do të mbyllej kapitulli i konfliktit në mes të dy vendeve dhe popujve….(Zëri)


