FIDANISHTJA

Sejdiu Mustafës: Nuk fitohet me duar në xhepa dhe mallkime

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu me post ceremonial në LDK, po bëhet gati për kthimin e tij në këtë parti.

Në një intervistë në Interaktiv në KTV, Sejdiu ka kritikuar fort udhëheqjen e partisë nga Isa Mustafa dhe ka thënë se ai duhet të marrë përgjegjësinë për humbjen në Prishtinë. “E them edhe unë siç e kam dëgjuar në një pjesë të analizës, se Prishtina nuk fitohet me duar në xhepa, Prishtina nuk fitohet me mallkime. Zoti Mustafa ka kohë që e ka humbur lidhjen me elektoratin dhe unë prisja një rezultat të tillë. Është e rëndë të humbiset nga partia e tretë në Kosovë.”, ka thënë Sejdiu. Sipas tij, në debatin që po provohet të mbytet në degët e Prishtinës është kërkuar dorëheqja e Isa Mustafës.

Ai tha se kur e kishte arsyetuar vetë-kandidimin, Mustafa kishte thënë se po të kandidonte dikush tjetër për LDK-në në Prishtinë dhe të humbiste, do t’i duhej atij të jepte dorëheqje.

FIDANISHTJA

Sejdiu pohoi se ka presion pozitiv nga degët që të kandidojë për kryetar të LDK-së, dhe ai do ta bëjë këtë në momentin që shpallen zgjedhjet e brendshme, që duhet të mbahen brenda këtij viti.

Duke iu kthyer zgjedhjeve të fundit të brendshme në vitin 2010, Sejdiu tha se Mustafa erdhi në krye të LDK-së me puç, kur organizoi protesta kundër tij.