ARKATANA

AAK: Kurti dogmatik që përdor metodat e Milloseviqit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të Liderit të VV’së Albin Kurtit, i cili ka thënë se Ramush Haradinaj nuk ka parime dhe se ai shikon vetëm se si të bëhet Kryeministër. Por AAK ka thënë se VV po përdorë metodat e jogurt revolucionit (përdorim i demonstratave për ardhje në pushtet e aplikuar nga njerëz të Slobodan Milosevicit më 1988 në Vojvodinë), në politikat e saj.

“Lideri i VV-së, duhet të dijë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka parime dhe udhëhiqet nga parimet. AAK, nuk e përdorë dogmën, shpifjet e as metodat e “jogurt” revolucionit për ardhje në pushtet. Vazhdojmë t’i ofrojmë qytetarit të Kosovës opsionin tonë për Qeverisje si opsion i vetëm që vendosë Kosovën në binarë të duhur” thuhet në reagim, transmeton express.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që nga krijimi i saj gjithmonë është prirë nga parimet e lirisë, interesave nacionale dhe shtetndërtimit. Në rrugëtimin e njerëzve që kanë prirë me këtë subjekt politik asnjëherë nuk ka qenë oportunizmi dhe kalkulimi me vota përcaktues i qëndrimeve politike. Për shkak të urrejtjes personale ndaj kujtdo nuk i sakrifikojmë interesat nacionale asnjëherë e as atëherë kur mund të na kushtojë me votë”, thekson AAK.

FIDANISHTJA

Albin Kurtit ka thënë se AAK dhe Lideri i saj po bëjnë yrysh pas secilës parti që ua mundëson ardhjen në krye të Qeverisë.

Madje, Kurti tha se AAK dhe Ramush Haradinaj s’kanë parime as ekip, por vetëm ambicie.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.