ARKATANA

Haradinaj: Rruga më e mirë për ushtrinë e Kosovës janë ndryshimet kushtetuese

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Daut Haradinaj në debatin për FSK-në dhe transformimin e saj në ushtri, tha se duhet të pritet që kjo të bëhet me ndryshime kushtetuese, por se duhet që aleatët e Kosovës t’i bëjnë presion Listës Serbe që t’i votojë këto ndryshime.

“Ne i jemi mirënjohës NATO-s që për shumë vite ka ofruar paqe dhe stabilitet në Kosovë. Pasi janë krijuar disa kushtet, mendoj që edhe Kosova ka marrë një iniciative pak më serioze siç është transformimi i FSK-së. Gatishmëria e listës serbe për ndryshime kushtetute s’ka qenë e mjaftueshme, ka deputet serb të gatshëm me votu transformimin e FSK-së. FSK në këto rrethana ka dhjetëra oficer e nënoficer serb, FSK në asnjë variant s’ka qëllim diskriminues. Rruga më e mirë dhe e vetme për ta bërë ushtrinë është përmes ndryshimeve kushtetuese”, ka thënë Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, Kosova nuk ka asnjë arsye me u ngut, por të bëhen ndryshime kushtetuese me partneret tanë dhe listën sere.

United Hospital

“Procesi i transformimit merr 10 vjet. E mira është që të ndërrohet Kushtetuta”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i bëri në tryezën me temën “Çka të bëjë Parlamenti për FSK-në?” të organizuar nga SPRC në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.