UBT

“EULEX” me mision politik

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës nuk do të mund të ndal zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë në këmbim të heqjes së kompetencave ekzekutive të EULEX-it në ndjekjen e krimeve të luftës si dhe krimeve të profilit të lartë të korrupsionit e krimit të organizuar.

Në strategjinë konfidenciale të hartuar për ristrukturimin e EULEX-it thuhet decidivisht se misioni i ri i BE-së do të ketë kompetenca në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Hidromorava

Strategjia do të jetë subjekt i diskutimeve në Bruksel mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së. Pas këtyre diskutimeve, pritet edhe të definohet e ardhmja e misionit që do ta zëvendësojë EULEX-in. Diskutimet pritet të definojnë shumëçka pasi që shtetet anëtare të BE-së, gjegjësisht Gjermania dhe Britania e Madhe, janë kundër heqjes së kompetencave ekzekutive në krimet e luftës dhe ato të profilit të lartë nga misioni i BE-së.

Në këtë pikë, strategjia, një kopje të së cilës e ka siguruar gazeta Tribuna ka lënë dykuptimësi. Aty thuhet se misioni i ri do të ketë kompetencë të plotë në rastet e profilit të lartë që janë duke vazhduar por përmendet se rastet e reja do të iniciohen pas një kërkese (nga institucionet vendëse).
Kërkesë megjithatë ky mision nuk do të duhet të ketë nga askush sa i përket veprimeve që çojnë në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Në bazë të strategjisë konfidenciale misioni do të jetë ekzekutiv në veprimet e në zbatimin e veprimeve që çojnë në realizimin e marrëveshjeve. Për më shumë, misioni do të ketë kompetenca shtesë të veçanta në komunat në veri të lumit Ibër…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.