United Hospital

Thaçi: Kemi funksionalizuar Agjencinë për E-qeverisje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tashmë përmes statuseve të tij të famshme në Facebook, ka zbuluar edhe një lajm për opinionin kosovarë.

Ai ka treguar se si në ditët e fundit të vitit 2013, Qeveria ka marrë vendim për funksionalizimin e Agjencisë për E-qeverisje pasi që kosovarët janë ndër qytetarët më aktivë në Internet në tërë Evropën Juglindore.

“Në ditët e fundit të vitit 2013, Qeveria morri edhe vendimin për funksionalizimin e Agjencisë për E-qeverisje. Kosovarët janë ndër qytetarët më aktivë në Internet në tërë Europën Juglindore. Sipas një studimi të organizatës STIKK, përkrahur nga Ministritë e Jashtme të Norvegjisë dhe Kosovës, mbi 75% të qytetarëve tonë janë tashmë përdorues të Internetit. Kjo njohuri dhe ky entuziazëm ndërmarrës është resurs që duhet shfrytëzuar.

FIDANISHTJA

Demografia e re e popullatës dhe diaspora e madhe nënkuptojnë se ka mundësi të mëdha që reforma e administratës publike të zhvillohet së bashku me avancimin teknologjik të mënyrës se si ofrojmë shërbime qytetarëve.

Inkurajoj të gjitha institucionet shtetërore të jenë të vëmendshëm dhe të adoptojnë e-qeverisjen si pjesë esenciale të qeverisjes së mire, të shpejtë dhe transparente.”, ka shkruar Thaçi. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.