ARKATANA

Parashoh që unë do të jem kryeministër

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ramush Haradinaj po parashikon të bëhet Kryeministër gjatë këtij viti. Për humbjen që ka pësuar në zgjedhjet e fundit fajtor e lë SHIK’un e Kadri Veselit dhe UDB’në. Sidoqoftë, Lideri i AAK ‘së paralajmëron ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë.

Ramush Haradinaj po vazhdon të deklarohet se do të udhëheq Qeverinë e Kosovës pa zgjedhjeve të ardhshme nacionale.

Tash, ai po jep parashikime optimiste për të ardhmen e tij dhe të AAK’së.

“Parashoh që në zgjedhjet që do të vijnë do të jem kryetar i qeverisë”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Epokën e Re.

Por, pse po dëshiron Ramush Haradinaj të bëhet Kryeministër?

Ai ka një shpjegim të thjeshtë për këtë. Thotë se do t’i ofrojë Kosovës qeveri me duar të pastra.

“Në zgjedhjet parlamentare parashoh se do ta udhëheq qeverinë e vendit, jo për shkak se jam pa një vend të punës, as për shkak të Aleancës, por për shkak të vendit dhe të kualiteti qeverisës. Unë i ofroj Kosovës qeverisje me duar të pastra”, ka shtuar ai.

FIDANISHTJA

Pavarësisht se ka humbur qeverisjen në katër komuna, ai thotë se AAK-ja ka shënuar rritje në vota.

Lideri i AAK-së ka thënë se qeverisja e drejtuar nga Hashim Thaçi meriton notën më të ulët.

Haradinaj përsëri ka folur për SHIK’un e Kadri Veselit dhe UDB’në. Për të dy këto ka thënë se i shkaktuan humbjen në zgjedhjet e fundit.

“Nuk ua atribuojmë vetëm grupeve të caktuara islamike, sepse ata kanë pikëpamjet e veta e ne i kemi tonat për ta. Mendoj se ka pasur një fushatë negative nga ato që unë i kam quajtur UDB-at partive politike: nga SHIK-u, nga kuzhinat e këqija të LDK-së, si dhe partitë e tjera politike që kanë përdorur fushata negative dhe të ndyta ndaj nesh”, ka thënë ai.

Haradinaj ka folur edhe për dialogun, duke thënë se duhet të ndërpritet pasi që ky proces është kthyer në abuzim.

“Nuk po kërkojmë ta largojmë vetëm përfaqësuesin tonë, por po kërkojmë ta largojmë Kosovën nga një proces, i cili po shkon drejt abuzimit”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.