Mobi Casa

Kur dihet edhe s’dihet!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Zgjedhjet e sivjetme lokale u cilësuan si historike. Ato sollën si rezultat kryetarët dhe asamblistët e rinj të komunave. Por, ajo që ka karakterizuar edhe këtë proces mbase ishte fushata e gjatë zgjedhore.

Një muaj fushatë, padyshim që është përcjellë edhe me shumë gafa e skena humori, shkruan “Evropa e Lirë”.

Tubimet parazgjedhore shpesh u shndërruan në koncerte, kurse vizitat e pretendentëve për kryetarë të komunave në debate të përcjella me plot skena humori.

Fillojmë me kryeministrin Hashim Thaçi, i cili edhe pse nxori në garë për kryetar të Prishtinës një figurë mirë të njohur për opinionin, përkatësisht ish-komandantin e UÇK-së, Agim Çekun, në vazhdimësi sikur ishte ai i pari në fushatë,

“A doni me dalë…, edhe… dihet a?!” – ishin bëra frazat e njohura të kësaj fushate që përdoreshin nga Thaçi.

Ish-kryetari i Prishtinës, lideri i LDK-së, Isa Mustafa ishte i bindur në fitore për mandatin e tretë. Në një takim me elektoratin e fshatrave përreth Prishtinës ai i rikujtoi ata se u kishte asfaltuar rrugët dhe tani nëse nuk e votojnë, do t’i marronte Zoti.

Uji Dea

Mungesa e ujit paraqet një nga problemet më të mëdha në Prishtinë. Gjatë fushatës së kandidatit të AKR-së, Korab Sejdiu, një nga banorët e Prishtinës ishte në gjendje t’i mobilizonte edhe pulat të votonin për të nëse ai do t’ua siguronte ujin e pijes.

Hiti i këtyre zgjedhjeve padyshim që ishte Kryetari Legjendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj. Ai përdori satirën, sarkazmin dhe parodizoi me premtimet e partive politike. Arifaj, ishte zëri i protestës, por ishte edhe zëri i dëshirës së partive politike.

Nëse risia, por edhe freskia e këtyre zgjedhjeve ishte Partia e Fortë dhe kryetari Legjendar, Visar Arifaj, hiti numër një muzikor mbase ishte ai i Motrave Bushi kushtuar kandidatit të AAK-së për kryetar të Gjakovës, Pal Lekaj. Shkolla e mjekësisë ishte një armë e fortë e dr.Palit.

Gjakova e kishte, por më nuk e ka më kryetarin, tash ka kryetare. E ajo është Mimoza Kusari Lila, e cila ishte gëzuar aq shumë sa nuk mund të besonte.

Do ta përmbyllim këtë kronikë me gabime me shefen e shtetit, Presidenten Atifete Jahjaga. Ajo po prezantonte një raport pune para Kuvendit. Zgjedhjet i vlerësoi historike dhe test i kaluar për Kosovën. Por, disi fjala kapitull nuk ishte në vendin e vet./rel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.