ARKATANA

Cliff përkrah vendet e rezervuara për pakicat

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori britanik në Kosovë Jan Cliff, përkrah vendet e rezervuara për pakicat në Kuvendin e Kosovës, të paktën edhe për një mandat.

Në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Radio Kosovës, ambasadori Cliff ka thënë se vendet e rezervuara janë të nevojshme për integrimin e mëtejshëm të serbëve të veriut në institucionet e Kosovës.

“Nuk është e logjikshme që të fillojmë me integrimin e komunitetit serb në veri, e njëkohësisht të zvogëlojmë në Kuvend numrin e deputetëve nga ai komunitet. Unë mendoj se është i nevojshëm edhe një mandat. Në planin e Ahtisaarit, ideja ishte që të zgjaten edhe dy mandate, por po ashtu, ishte ide që edhe serbët të bëhen pjesë e sistemit kosovar”, ka thënë ambasadori Cliff.

Në pyetjen se çfarë kanë fituar Serbia dhe Kosova me arritjen e marrëveshjes së Brukselit, ambasadori britanik Cliff ka thënë se “Serbia e ka merituar fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përderisa Kosova ka ende punë në këtë drejtim, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, si dhe në pengimin e migrimit të popullsisë me qëllim të realizimit sa më të shpejtë të liberalizimit të vizave”.

Fundamenti

Cliff pret që inaugurimi i komunave në veri të Kosovës të realizohet pas festave të fundvitit, ndërsa sipas tij, Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë do të mbrojë interesat e komunitetit serb, raporton RTK.
“Pa dyshim, kjo nuk do të jetë OJQ, do të jetë organizatë komunale, ndërsa komuna do të ketë njëfarë qeverisje. Njëkohësisht, nuk do të ketë kurrfarë ‘Republika Srbska’. Kam mjaft përvojë më Republikën Serbe, ndërsa entiteti është çështje tjetër, prandaj mendoj se kjo bashkësi do të jetë një mbrojtje për bashkësinë serbe në veri dhe në jug të Ibrit”, ka thënë Cliff.

Ambasadori Cliff shtoi se kompetencat e Bashkësisë së Komunave Serbe do të varen nga statute për të cilin aktualisht po punon ekipi qeveritar në bashkëpunim me Brukselin.

Ai nënvizoi se në komunat më shumicë serbe, sistemet e arsimit dhe të shëndetësisë do të vazhdojnë të punojnë me sistem të Qeverisë së Serbisë, por së shpejti, policia dhe gjyqësia në plotëni do të integrohen në Institucionet e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.