Uji Dea

Liderët botëror që nuk i takuan Thaçin dhe Jahjagën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Thaçi kurrë nuk e takuan homologët e tij anglezë e italianë e as presidentët e Francës dhe Italisë.

Në këtë vazhdë hynë edhe presidentja e vendit Atifete Jahjaga.

Gjatë këtij viti por edhe gjatë gjithë mandatit të tij, kryeministri i Kosovës nuk ka arritur ta takohu homologun e tij David Cameron, pavarësisht se ky i fundit ka tri vite që e udhëheq qeverinë britanike.

Kreu i ekzekutivit kosovarë nuk është takuar as me homologun e tij italiane, Enrico Leta, e as me presidentët francezë e italianë, përkatësit Francois Hollande dhe Giorgio Napolitano. Madje Thaci nuk mbahet mend të ketë zhvilluar vizita zyrtare në Zvicër, aty ku ka jetuar e studiuar disa vjet gjatë viteve të 90-ta.

ARKATANA

Analistë të ndryshëm i kanë thënë sot Zërit që mos takimet e kryeministrit në këto vende lidhet me shkallën e lartë të korrupsionit në vend dhe me raportin e Dick Martit.

“Nuk duhet të fokusohemi në takime sa për ‘sy e faqe’ sepse zotëri Thaçi vazhdimisht po shkon në SHBA, ndërsa Kosova vazhdimisht po dobësohet, e kjo duhet të ndryshohet. Pastaj duhet të shikohet se mos ndoshta liderët evropianë nuk po takohen me ata kosovarë për shkak të dyshimit të përfshirjes se kryeministrit në korrupsion, apo mungesën e legjitimitetit të presidentes Jahjaga”, ka thënë analisti Shpend Kursani për Zërin.

“Është e rëndësishme që e tërë shoqëria të merren me shkaktarin e keq të Kosovës, nuk mjaftojnë vetëm takimet, por duhet të pranohet që të ndryshohet imazhi i Kosovës si shtet ku lulëzon korrupsioni, të kërkohet që të kryhen hetimet në lidhje me raportin e Dick Martit. Me një fjalë duhet të punohet që të ndryshohen rrethanat që po i japin imazh të keq vendit”, ka thënë nga ana tjetër analisti i KIPRED, Ardian Arifi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.