Brukseli nuk po lejon që FSK të bëhet ushtri
Pas pengesave në planin ndërkombëtar që Kosova të Ketë Ushtrinë e vet, tani edhe rezultatet edialogut të Brukselit po paraqiten si pengesë reale në krijimin e forcës ushtarake të vendit.
Marrëveshja e Brukselit ka kufizuar FSK’në me lirinë e lëvizjes në veri.
Atje, ekziston edhe një formacion ilegal “Mbrojtja Civile” për të cilin do të kërkohet kohë për shuarje dhe transformim.
Kjo shuarje mund t’i kushtojë FSK’së me zvarritje të mëtutjeshme në ambiciet për t’u shndërruar në ushtri të vërtetë. Fillimisht zyrtar të saj ishin shumë optimisti se 2013’ta do të jetë viti vendimtar për FSK’në, shkruan Tribuna.
Por tani, vlerësohet se analizat e këtyre shpresave ishin të mangëta.


