Varrezat e Gjilanit
Nga Demir Krasniqi
Tuj shëtitë për rreth qyteti –
Po m’ rrahë zemra si valë deti !
Kur pashë varret, fort u kënaqa –
S’ pashë rrethojat me shajkaqa !
Se varrezat e Gjilanit –
S’ duan shajkaqat e Millanit !
Kujtoj t’ Shtunën, atë ditë pazari –
Kur u rrëzua Car Llazari !
Eu, Gjilan – qytet i plisit,
I banë nderë Mulla Idrisit !
Eu, Gjilan – qytet i nderit,
I banë nderë Idriz Seferit !
Eu, Gjilan – qytet i dheut,
I banë nderë ti, Skënderbeut !
Eu, Gjilan – qytet i globit,
Iu banë nderë dëshmorëve t’ kombit !
Ma poshtë, Shkolla “Abaz Ajeti” –
Shkronjën “T” e mbanë për veti !
Shkronja “T” – kujtim për Titën ,
Nxënësve tanë ua ndalë rritën !
Gjilan, më 11. 04.2017.
Demir Krasniqi


