ARKATANA

Ekuacionet politike të akademikut të kimisë!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas shkëlqimit politik që Nexhat Daci ka pasur në vitet e pasluftës me librezë të LDK-së, “ekuacionet” e tij politike të mëvonshme dolën se janë rezultate jo të mira për një akademik të kimisë!

Nuk ka qenë pjesë udhëheqëse e politikës së LDK-së, por është bërë njeriu i dytë në pushtet, falë afërsisë së tij me presidentin historic dhe kryetarin e LDK-së dr. Ibrahim Rugovën.

Akademik Daci hyri në jetën politike e institucionale të LDK-së, jo si aktivist i saj, por si kuadër i lartë i përzgjedhur nga Rugova. Përzgjedhja e tij si bartës i listës së LDK-së në zgjedhjet e para lokale, do ta bënin emrin e akademik Dacit të njohur në opinion edhe si politikan, ngase deri në atë kohë ai kishte bërë emër vetëm në botën shkencore dhe akademike, shkruan Bota sot.

ARKATANA

Nga viti 2001 deri në vitinv 2006 mori besimin e presidentit Rugova për të udhëhequr me shumë përgjegjësi postin e institucionit më të lartë në vend, atë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Duke mos qenë asnjëherë anëtar i Kryesisë së LDK-së, apo i ndonjë grupimi brenda partisë, vdekjen e presidentit Rugova, Daci do ta përjetonte më së rëndi.

“Kolegët” e tij menjëherë pas vdekjes së presidentit, në mars të atij viti, do ta shkarkonin Dacin nga pozita e kryetarit, për ta vënë në ulësen e tij një personalitet tjetër nga radhët e LDK-së, nënkryetarin e atëhershëm Kolë Berishën. Beteja për poste të larta e ndau partinë në dysh…(Më gjerësisht shkruan Bota sot).