United Hospital

Prishtina ankohet në BE

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës nuk është e kënaqur me Bashkimin Evropian dhe rezultatet që po dalin nga dialogu me Serbinë. Pakënaqësitë i kanë shfaqur të dy udhëheqësit e delegacioneve kosovare në dy nivelet e dialogut me Serbinë.

Kryeministri Thaçi në cilësinë e udhëheqësit të delegacionit kosovar në dialogun politik dhe zëvendësja e tij Edita Tahiri, në cilësinë e udhëheqëses së delegacionit në nivelin teknik të dialogut, kanë adresuar të mërkurën dhe të enjten ankesa në nivele të ndryshme të BE-së.

E para ka qenë zv/kryeministrja Edita Tahiri. Ajo të mërkurën ia ka nisur një letër Brukselit ku është ankuar për veprimet e kryetarëve të rinj të zgjedhur në veri të Kosovës, gjegjësisht veprimin e kryetarit të Mitrovicës së veriut Krstimir Pantiq me ftesat për asamblistët e zgjedhur.

ARKATANA

Shefi i Tahirit, kryeministri Hashim Thaçi, ka mbledhur të enjten ambasadorët në Kosovë të 28 shteteve anëtare dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Samuel Zhbogar.

Ndonëse në publik ka dhënë mesazhe krejt tjera, burime brenda takimit i kanë thënë gazetës se Thaçi aty ka shprehur rezervat që ka për gatishmërinë e Serbisë dhe për vlerësimet që BE-ja i ka bërë Beogradit duke i dhënë datën e statusit të kandidatit…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.