Surroi: Shtatorja e Rugovës i bën nder Kosovës
Surroi është përfshirë në debatin që e ka hapur Adem Demaçi rreth rolit të Ibrahim Rugovës duke thënë se Rugova e ka vendin aty ku e ka. “Shtatorja i bën nder Kosovës. Mirë që kemi ardhur në gjendje se të ngrisim përmendore. Heroizmi nuk matet vetëm me plumba ose viteve të burgjeve. Rugova është vënë në ballë të një lëvizje në vite shumë dramatike ka qenë heroizëm në vete. Në Prishtinë do të ketë vend edhe për shtatoren e Adem Demaçi shpresoj që kjo ditë të mos jetë e afërt” ka thënë ai.
Surroi: Prokuroria do duhej të merrej me autostradën
Publicisti Surroi në mënyrë specifike ka adresuar edhe çështjen e autostradës së Kosovës duke thënë se ajo ka mbetur e pakryer.
“Autorruga thuhej se do të kryhej, ka mbetur e pakyrer , kostoja e saj 11 milionë është rekord për Europën…është kontrabanduar seksioni i rrugës së Pejës në këtë seksion të autostradës , çdo prokurori do të duhej merrej në mënyrë automatike me këtë” ka thënë ai.
Surroi: Kosova shtet i zaptuar nga udhëheqësia e saj
Surroi ka akuzuar udhëheqësit kosovarë duke thënë se ata e kanë zaptuar shtetin duke vjedhur votën
“Kosova aktualisht udhëhiqet nga një strukturë udhëheqëse që ka ardhur në pushtet me vjedhje të votave politike që është e përqendruar te zaptimi i shtet”
Ai është shfaqur kritik për procesin e bisedimeve në Bruksel duke thënë se gjithcka është dashur të shkojë ndryshe.
Surroi: LDK bëri për herë të parë fushatë, tkurrja e PDK’së normale, Haradinaj shpëtoi AAK’në
Publicisti Veton Surroi ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës për herë të parë ka bërë fushatë konsistente. Ai ka theksuar se ky subjekt në të kaluarën është mbështetur vetëm në figurën e Rugovës.
Ndërkaq, kur është fjala për PDK’në Surroi ka thënë se është diçka normale tkurrja e saj pasi rritja kishte ndodhur me vjedhje të votës. Surroi gjatë intervistës në KTV, ka thënë se është e vështirë të thuhet që ky subjekt të quhet parti ndërsa e ka quajtur edhe ‘parti t cubave’. Ai ka parashikuar se PDK do të zvogëlohet ende.
Ndërkaq duke analizuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe rezultatin e saj zgjedhor, Surroi ka thënë se Haradinaj e ka ruajtur partinë nga rrënimi i mëtejmë pasi, sipas tij, është një figurë dinamike.
Surroi duke e analizuar garën e Prishtinës dhe fitoren e Shpend Ahmetit ka thënë në kryeqytet janë përballë konservatorët (LDK) dhe socialdemokratët (VV), dhe se ky rezultat është paralajmërim i ardhmërisë politike të Kosovës./express/


