Eko Higjiena

AAK-ja nuk hyn në Qeveri

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka përjashtuar çfarëdo mundësie që kjo parti nga fillimi i vitit të ardhshëm të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës.Ai ka thënë se AAK-ja gjatë kësaj periudhe nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.

“Jemi duke i pritur zgjedhjet parlamentare, prandaj nuk do të hyjmë në asnjë kombinim të koalicioneve. Pra, nuk do të hyjmë në Qeveri”, ka deklaruar Isufi.

Eco Higjiena

Ndërsa duke iu referuar debatit për çështjen e vendeve të rezervuara për minoritetet, Isufi ka thënë se AAK-ja është kundër vazhdimit të rezervimit të këtyre vendeve në Kuvendin e Kosovës.
“Ky mandat ka kaluar dhe nuk ka asnjë që minoritetet të marrin mandate shtesë”, ka thënë Isufi. /Epoka e Re/