United Hospital

Ndërkombëtarët të pakënaqur me Mustafën dhe Haradinajn

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Në takimin e sotshëm të reformës zgjedhore, nuk kanë marrë pjesë lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj. LDK-ja në këtë takim ka qenë e përfaqësuar nga sekretari i përgjithshëm i këtij subjekti politik, Ismet Beqiri, Vjosa Osmani dhe Arben Gashi. Kurse, AAK-në e kanë përfaqësuar dy nënkryetarët, Blerim Shala dhe Ardian Gjini.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ambasadorët e vendeve të Quintit dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Uji Dea

Një zyrtar që ishte i pranishëm në këtë takim, i ka thënë “Epokës së re” në kushte anonimiteti se, përfaqësuesit ndërkombëtarë janë habitur me mosprezencën e Mustafës dhe Haradinajt, pasi nikoqir i këtij takimi ishte ambasadori britanik në Kosovës, Ian Cliff. “Ambasadorët e shteteve të Quintit dhe Samuel Zhbogar nuk u ndien mirë me mosprezencën e liderit të LDK-së dhe të AAK-së. Opozita, siç po shihet, nuk është e gatshme për përshpejtimin e reformës zgjedhore”, ka thënë ky zyrtar.

Në këtë takim ishin prezentë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe ai i SLS-së, Slobodan Petroviq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.