UBT

Marrin certifikatat kursistët e gjuhës shqipe dhe serbe

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Të hënën në shtëpinë e kulturës, “Isa Kastrati”, në Kamenicë, janë ndarë certifikata për kryerjen e kursit të gjuhës shqipe dhe serbe për fazën e parë. Negjla Ajvazi, asistente e projektit Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI Kosovo), falënderoj të gjithë pjesëmarrësit të cilët kanë ndjekur kursin në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe.

Ajo tha se në komunën e Kamenicës ka pas pjesëmarrje më të madhe në kurs, për çka jemi falënderues që ishin aktiv në mbajtjen e kursit.

Ndërkaq, mësuesi i gjuhës serbe Davor Petkovic, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e këtij kursi.

ARKATANA

Sami Morina, zyrtar për zbatimin e dy gjuhësisë, në komunën e Kamenicës, tha se me mbajtjen e kursit, zyrtarët komunalë sadopak kanë pasur mundësi që të mësojnë gjuhët zyrtare.

Ky projekte është financuar nga Komisionari i Lartë për Pakica Kombëtare i OSBE-së (KLPK), dhe Zyra e Komisionerit për Gjuhët/ Zyra e Kryeministrit “Përvetësimi i gjuhës zyrtare në Kosovë”. Kursi ka zgjatur tre muaj për fazën e parë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: