Fundamenti

“Zbukurohen” me para të shtetit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Një kravatë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, kushton prej 300 deri 500 euro, përderisa në kamisha i ka të dizajnuara inicialet H. TH.(Hashim Thaçi).

Kështu pati deklaruar muaj më parë deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Florin Krasniqi, për media, duke potencuar faktin se i pari i Qeverisë së Kosovës shpenzon shuma të mëdha parash për gardërobën e tij.

Jozyrtarisht mësohet se këmishët e dizajnuara me iniciale, kryeministrit i vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vite më parë këmishët me iniciale ishin bërë trend edhe në mesin e zyrtarëve tjerë të lartë të institucioneve dhe shefave të kompanive publike, të cilat porositnin këmishë nga jashtë për të imituar të parin e Qeverisë së Kosovës.

Jo vetëm i pari i ekzekutivit, por edhe e parja e shtetit, Atifete Jahjaga, shpenzon shuma të konsiderueshme të parave për dukjen e saj.

UBT

Prej se është emëruar presidente, Jahjaga shihet me kostume të shtrenjta, për të cilën gjë kujdeset disenjatorja Blerina Kllokoqi-Rugova.

Bashkëpunëtorë të presidentes bëjnë të ditur se ajo çdo ditë shkon tek floktari, ku bën grimin dhe rregullon flokët.

Një rregullim ditor i Jahjagës, edhe pse mbahet sekret nga floktari personal dhe grimeri i saj, sipas çmimeve që jepen nga floktarët tjerë për elitën shtetërore sillet në ditë mbi 50 euro, apo rreth 1500 euro në muaj.

Dy herë në ditë në sallonet e bukurisë

Presidentja, Atifete Jahjaga, bën grimin dhe rregullon flokët çdo ditë në sallonin “Nagipi dhe Arta”. Ajo frekuenton edhe qendrën e bukurisë “VIP Passion”, qendër kjo që e ka frekuentuar edhe gjatë kohës sa ishte zyrtare e lartë në Policinë e Kosovës…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.