ARKATANA

Demaçi: Veriu po ripushtohet nga Serbia

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Adem Demaçi ka shfrytëzuar të shtunën një Akademi përkujtimore për të folur për politikë. Ai ka kritikuar qeverinë e Kosovës për bisedimet me Serbinë duke thënë se Veriu dalëngadalë po ripushtohet nga Serbia.

Komentet Demaci i ka bërë pikërisht në ditën kur Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se Serbia e ka njohur de jure Kosovën në fushën e doganave.

“Europa po bëhet e shurdhër, po fatkeqësisht edhe udhëheqësit tani po bëhen se nuk po dëgjojnë” ka thënë Demai.

Ai po ashtu sërish ka përsëritur kritikat ndaj LDK’së për vendosjen e përmendores së Presidentit Rugova në qendër të Prishtinës, në sheshin që mbanë të njëjtin emër.

FIDANISHTJA

“…jo të lejojmë që sheshet tona t’u dhurohen antivlerave t’u dhurohen atyre që as nuk guxuan ta shikonin armikun në sy” ka thënë Demaçi.

Ditëve të fundit, Demaçi ka shpërthyer në akuza ndaj ish -Presidentit Ibrahim Rugova duke e quajtur frikacak.

Ndaj kësaj ka reaguar ashpër Akademik Mark Krasniqi i cili ka thënë se do të ishte më mirë që Demaçi të kishte vdekur pasi ka dalë nga burgu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.