Uji Dea

Thaçi shkel vendimin e Kushtetueses

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në periudhën e shkurtër prej qershorit 2010 deri në shkurt të 2011-ës, Gjykata Kushtetuese e udhëhequr nga Enver Hasani arriti të largojë nga posti i presidentit dy politikanë, Fatmir Sejdiun dhe Behgjet Pacollin.

Mirëpo, fuqia e treguar nga Kushtetuesja u përballë me një tjetër fuqi më të madhe, atë të Hashim Thaçit, edhe pse më Kushtetutë, siç thotë neni 116 (1) vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjithë personat dhe institucionet e Kosovës”.

Injorimi që i ka bërë kryeministri aktvendimit të Kushtetueses numër KI 08/09 e kishte detyruar para dy vjetësh Enver Hasanin t’i dërgojë një letër të veçantë Thaçit.

Kërkesa kishte të bënte me vendimin e Gjykatës Komunale të Ferizajt e cila e kishte pranuar kërkesën e sindikatës së punëtorëve të Fabrikës së Gypave (IMK) për kompensim në vlerë prej mbi 25 milionë eurove.

Në letrën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese drejtuar kryeministrit Thaçi, Enver Hasani shkruan: “ E ftoj Qeverinë dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit që t’i bindet këtij aktgjykimi sa më parë që është e mundshme, por jo më vonë se 17 dhjetor 2011”.

Mirëpo kjo ftesë ka hasur në veshin e shurdhër të Thaçit dhe AKP-së deri tani, dy vjet pas dërgimit të kësaj letre.

ARKATANA

Punëtorëve iu është kompensuar vetëm 20 %, pjesa e mbetur as për së afërmi nuk e mbulon kërkesën e punëtorëve për dëmshpërblim.

Në fakt, problemi me këtë dëmshpërblim do të duhej të zgjidhej para privatizimit të fabrikës në Ferizaj, e jo më pas. Për këtë ka edhe vendim të Gjykatës së Qarkut.

Dëmshpërblimi – një pështjellim ligjor

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të komentojë letrën e kryetarit Enver Hasani.

E pamundshme ka qenë të merret qëndrim edhe prej zyrës së kryeministrit, e cila gjatë gjithë këtij mandati funksionon pa zëdhënës. Arianit Bytyqi, nga zyra e kryeministrit i ka thënë Zërit se është në Gjermani dhe për ndonjë qëndrim të kësaj zyre duhet kontaktuar “zyrtarët e tjerë”…(Zëri)