Uji Dea

Përfundon takimi në Bruksel, s’ka marrëveshje

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Bruksel – Kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq janë takuar sot në Bruksel për një rreth të ri bisedimesh mbi çështjen e gjyqësorit, por marrëveshje nuk ka. Edhe ky rreth, si rëndom, është ndërmjetësuar nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, raporton Rel.

Pas takimit, Thaçi e ka cilësuar takimin si konstruktiv.

“Ne kishim një takim konstruktiv. Është pajtueshmëri e plotë se duhet të jetë një sistem unik i drejtësisë, ndërsa marrëveshje nuk ka”, ka thënë Thaçi, duke paralajmëruar se tani u mbetet ekipeve teknike të vazhdojnë punën e tyre.

Në takimin e javës së kaluar, palët kanë arritur përparim për çështjen e policisë, përkatësisht integrimit të strukturave jolegale në Policinë e Kosovës.

Uji Dea

Bashkimi Evropian e pati cilësuar si vendimtar këtë takim, sepse nëse në të arrihet përparim, sidomos sa i përket çështjes së gjykatave në veri, atëherë baronesha Ashton do të përpilojë një raport për shtetet anëtare të BE-së, për të vlerësuar suksesin në zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit.

Shtetet anëtare të BE-së janë duke u konsultuar edhe për formulimin e kornizës negociuese, e cila duhet të miratohet para se të nisin negociatat me Serbinë.

Sipas burimeve diplomatike, pritet që në këtë kornizë edhe një herë të nënvizohet se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës do të mbetet kusht për Serbinë gjatë tërë procesit të negociatave.

Takimi i sotëm ishte i dyti që zhvillohet pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, në të cilat për herë të parë kanë marrë pjesë qytetarët serbë të komunave veriore të vendit tonë./koha.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.