Fundamenti

Jakup Krasniqi thotë se zyrtarët e PDK-së janë të paqartë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish – Sekretari i PDK’së, Jakup Krasniqi i ka vlerësuar si të paqarta pozicionet e disa zyrtarëve të PDK’së me thirrjet e fundit për t’u kthyer ai bashkë me Limajn në Partinë Thaçit. Ai ka thënë se është shumë i qartë në raport me partinë që e kishte themeluar.

Jakup Krasniqi ka folur përsëri për raportet e tij me PDK’në pas ftesës publike të Kuçit për t’u kthyer ai bashkë me Limajn në pozicionet që kanë pasur më herët në Partinë e Hashim Thaçit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se është shumë i qartë sa i përket pozicionit të tij në PDK.

“Unë mendoj se jam shumë i qartë. Kush nuk është i qartë, është diçka tjetër”, tha ai.

FIDANISHTJA

Krasniqi nuk ka marrë pjesë në Konventën e fundit të PDK’së dhe ka refuzuar pozitën e anëtarit të Kryesisë të falur nga Hashim Thaçi.

Ish-Sekretari i PDK’së nuk ka dashur të flasë shumë për kërkesat e disa anëtarëve të PDK’së, të cilët po kërkojnë largimin e Limajt e Krasniqi nga partia.

“Unë nuk do të merrem me kërkesa. Mendoj që demokracia është një sistem tjetër. Por secili njeri ka të drejtë ta ketë mendimin e tij politik për gjithçka”, ka thënë ai.

Ndryshe, Sokol Bashota, anëtar i Këshillit Drejtues e kryetar i Degës së PDK-së në Klinë dhe kryetar i kësaj komune, të enjten ka kërkuar nga kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, që t’i përjashtojë nga partia Jakup Krasniqin dhe Fatmir Limajn./express/