Selakoviç: Në Tërrnoc nuk ka drogë
Në aksionin policor “Rrufeja”, kundër të dyshuarve për tregti me drogë, në territorin e tërë Serbisë janë sekuestruar më shumë se 21 kilogram drogë dhe janë arrestuar 124 të dyshuar, nga të cilët 70 janë ndaluar në paraburgim, ka deklaruar dje prokurori publik republikan Zagorka Dolovec.
Në konferencën për gazetarë në Qeverinë e Serbisë, Dollovec ka thënë se, në atë aksion që është duke u zhvilluar, mes tjerash janë sekuestruar shtatë kilogram heroin dhe pesë kilogram kokainë. “Është zbuluar një laboratorium për prodhimin e drogës, ndërsa janë sekuestruar 27 revole,16 pushkë, një pushkëmitraloz, katër bomba dhe 525 gram eksploziv plastik” tha thënë Dlovac.
Ai gjithashtu ka shtuar se, janë paraqitur kallëzimet penale kundër 100 të dyshuarve për tregti me drogë. Në konferencën për gazetarë Ministri i drejtësisë Nikolla Selakoviç, ka thënë se, policia dhe prokuroria kanë punuara mirë dhe ai pret që gjykatat të kryejnë pjesën e vetë të Punës.
I pyetur nga gazetarët se, a ka pasur sekuestrim të drogës edhe në fshatin Tërnoci i Madh, në komunë e Bujanocit, Selakoviç është përgjigjur se, ai në raportin e tij nuk ka shënime lidhur me këtë dhe kjo është pyetje për policinë. Ndërkohë që sipas burimeve të policisë as ata nuk kanë dhënë informacione se në këtë vendbanim janë sekuestruar lëndë narkotike./BujanociNet/

