FIDANISHTJA

Limaj depërton në PDK-në e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në kohën kur udhëheqësit e PDK’së po bëjnë thirrje për kthimin e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit në PDK, këta të dy po vazhdojnë të marrin anëtarë të PDK’së.

Burime të Express bëjnë të ditur se Limajt pritet t’i bashkohet edhe një Zëvendësministër i Qeverisë Thaçi II.

Ai është Emin Krasniqi, i cili është i pakënaqur udhëheqjen aktuale të PDK’së dhe ka mospajtime me udhëheqjen aktuale të PDK’së në Kamenicë.

Në zgjedhjet e fundit lokale, Krasniqi ishte përmendur si kandidat për Kryetar të Kamenicës, por në fund udhëheqja aktuale e PDK’së kishte vendosur ta kandidonte Begzat Sinanin.

“Krasniqi pritet të bëhet pjesë e nismës së Fatmir Limajt, i cili po e përgatit terrenin për të themeluar parti të re”, ka thënë një zyrtar PDK’së.

United Hospital

Burime të portalit kanë bërë të ditur se edhe një asambleist i zgjedhur si kandidat i PDK’së në këtë komunë tashmë është rreshtuar me Limajn.

Express ka provuar të kontaktojë me Zëvendësministrin e Infrastrukturës Emin Krasniqi, por ai nuk është përgjigjur thirrjeve telefonike. Të kontaktuar zyrtarë e kabinetit të tij në Ministri kanë thënë se Krasniqi momentalisht nuk ndodhet në zyre.

Ndryshe, raportet e Limajt me Emin Krasniqin kanë qenë të mira prej kohës kur të dy kanë punuar në Ministrinë e Transportit dhe Post Telekomit.

Përveç Krasniqit, edhe Daut Xhemajli Zëvendësministër i Drejtësisë nuk e përkrahë PDK’në. Ai në zgjedhjet e fundit kishte dalë kundër kandidatit të PDK’së për Kryetar të Vitisë, Nexhmedin Arifi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.