Uji Dea

Ambasada kryesore , pa staf

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Republika e Kosovës që disa muaj e ka lënë të vetëm ambasadorin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Akan Ismajli. Ambasada më e rëndësishme e Kosovës në botë, siç është cilësuar nga krerët e Kosovës në inaugurimin e saj, aktualisht nuk ka asnjë personel të stafit diplomatik, përveç ambasadorit. Aktualisht Kosova më shumë ka diplomatë në Çeki e Maqedoni sesa në shtetin më me interes për Kosovën, shkruan Tribuna.

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, që muajve të fundit kanë qëndruar në SHBA, kanë mbetur të habitur kur kanë mësuar që Ambasada e Kosovës në Uashington ka mbetur pa staf diplomatik.

FIDANISHTJA

“Ishim delegacion i lartë dhe kishim shumë takime me rëndësi. Ka ndodhur që në të njëjtën kohë disa zyrtarë nga Kosova të kishim dy takime me delegacione të ndryshme”.

“Në këtë rast, ambasadori Ismajli shkonte në njërin takim me një pjesë të delegacionit, ndërsa në takimin tjetër, ishim vetëm ne, pa përfaqësues të Ambasadës. Kjo na ka bërë të ndihemi keq në takim me miq tanë amerikanë sepse na kanë pyetur gjatë prezantimit se kë e keni nga Ambasada dhe ne është dashtë të simulojmë arsye banale”, ka thënë zyrtari i lartë i Qeverisë së Kosovës me kusht anonimiteti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.