UBT

Organizata Islamike miraton Rezolutë për Kosovën

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që nuk e kanë marrë ende këtë vendim, ndërsa është miratuar Rezoluta e sponsorizuar nga Shqipëria që iu bën thirrje vendeve islamike ta njohin Kosovën.

Në fjalimin e mbajtur para ministrave të jashtëm dhe delegacioneve të 57 vendeve anëtare të OBI-t, Hoxhaj ka thënë se procesi i njohjes së Kosovës është global dhe si i tillë mbetet i pandalshëm. Ai ka shtuar se njohja e pavarësisë është në interesin e të gjitha shteteve dhe është një kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin rajonal.

“Kam kënaqësinë të ju informoj se deri më tani Republika e Kosovës është njohur nga 104 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara. Unë jam mirënjohës për 35 vendet anëtare të OBI-t për vendimin e tyre që ta njohin Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Procesi ynë i njohjes është global dhe si i tillë mbetet i pandalshëm. Ne jemi të angazhuar të ushtrojmë sovranitetin tonë në mënyrë proaktive dhe në shumë drejtime. Kosova është anëtare e plotë e disa organizatave ndërkombëtare duke përfshirë të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare sikurse FMN, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (Nju Jork), Banka e Këshillit të Evropës për Zhvillim. Krahas kësaj ne synojmë anëtarësimin në forume, iniciativa dhe organizata të tjera të rëndësishme rajonale. Kjo është një dëshmi e drejtpërdrejtë e sovranitetit dhe progresit të Kosovës në raport me integrimin e plotë në sistemin ndërkombëtar”, ka thënë Hoxhaj.

Më tej, kryediplomati kosovar ka thënë se Kosova e pavarur është një fakt gjeopolitik në Evropë dhe do të jetë përgjithmonë një shtet sovran.

Miratimi i Rezolutës për njohjen e Kosovës në këtë Samit, sipas tij, duhet të dëgjohet edhe nga vendet e tjera.

ARKATANA

“Shembujt e shtetndërtimit na mësojnë se asgjë nuk mund ta ndal rrjedhën e historisë. Kosova sot përfaqëson shembullin më të mirë të ndërtimit të paqes dhe të shtetit në dy dekadat e fundit, e përkrahur nga shumë miq dhe aleatë. Derisa qëndroj këtu para jush, kjo dëshmon se sa e gjatë ka qenë rruga e jonë të jemi këtu dhe të përjetojmë të gjitha pengesat e mundshme njerëzore gjatë historisë. Kështu që besoj se thirrja e sotme nga Rezoluta për Kosovën do të dëgjohet nga vendet e tjera që nuk e kanë njohur pavarësinë tonë”, ka përfunduar fjalimin, ministri Enver Hoxhaj.

Thirrja e ministrit Hoxhaj dhe vendeve të tjera aleate të Kosovës për ta miratuar Rezolutën për Kosovën ka gjetur mbështetje. Rezoluta e sponsorizuar nga Shqipëria është miratuar dhe u bën thirrje vendeve islamike ta njohin Kosovën, pasi shumica prej tyre tashmë e kanë marrë vendimin e njohjes.

Po ashtu, Rezoluta e mbështet dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dhe mirëpret bashkëpunimin e institucioneve ekonomike e financiare të OBI-t.

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në Samitin e 40-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-të që është mbajtur në Guinea Conakry të Afrikës./Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.