Thaçi ia bën qejfin vetes
Hashim Thaçi mblodhi Kryesine e PDK’se per te diskutuar per zgjedhjet dhe situaten e krijuar pasi qe Gjykata refuzoi kerkesen e mbrojtjes se Sami Lushtakut ne menyre qe ai ta bente betimin si Kryetar i Skenderajt. Pas takimit, Thaçi iu tha gazetareve se PDK eshte fitusja e ketyre zgjedhjeve.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhje ku ka diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit dhe balotazhit të 1 dhjetorit të këtij viti, por pas takimit zyrtarët e këtij subjekti nuk kanë folur asgjë për media.
Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kryetar i PDK-së është i vetmi që ka folur shkurt para medieve. Ai edhe një herë vetëm ka lavdëruar PDK-në që është ri-konfirmuar si partia e parë në vend.
“Ishte një mbledhje e zakonshme. Diskutuam për procesin zgjedhor ku PDK-ja ka dalë dhe një herë si partia e parë në vend”, ishte deklarata e Kryeministrit Thaçi.
Ai nuk u është përgjigjur asnjë pyetje të gazetarëve, As anëtarët tjerë të kryesisë së PDK-së nuk kanë pasur përgjigje për çështjen e Sami Lushtakut, nëse ai do të ri-kandidohet dhe një herë nëse Skenderaj shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, për shkak të pamundësisë për t’u betuar Lushtaku.
Në PDK- i kanë ikur edhe përgjigjes në pyetjen se kush është fajtor për humbjen e disa komunave nga ana e kësaj partie.


