FIDANISHTJA

LDK s’ka ndëshkime për humbësit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Humbja e disa komunave në zgjedhjet lokale të 2009, kishte shtyrë kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës që në një nga mbledhjet e saj pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve, të marrë vendim për ndëshkimin e kandidatëve të saj për kryetar të komunave në të cilat kishte humbur. Ndëshkimi ishte që humbësit e zgjedhjeve mos të kenë më mundësi rikandidimi për kryetarë komunash nga kjo parti.

Mirëpo kjo praktikë nuk pritet të ndodhë edhe pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, në të cilat LDK riktheu qeverisjen në disa komuna të rëndësishme, mirëpo humbi komunën me të madhe në vend, Prishtinën, e që për kandidat kishte vetë kryetarin e kësaj partie, Isa Mustafën. Drejtues të LDK-së vlerësojnë se ka vend për shumë analiza, mirëpo jo edhe për ndëshkime, pasi, sipas tyre, në këto zgjedhje LDK ka dalë fituese.

Mobi Casa

Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatçija, ka thënë se LDK do t’i bëjë analizat në lidhje me zgjedhjet e fundit lokale, për të parë se çfarë ka ndikuar në rezultatet pozitive dhe çka në rezultatet negative. “LDK e ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ndërsa sot (e hënë) ka organizuar mbledhje edhe me kryetarë të degëve, ku është bërë analizë primare dhe është dhënë besimi për udhëheqjen e partisë dhe vazhdimin e reformave të cilat i ka nisur kryetari Isa Mustafa dhe struktura e LDK-së”, ka thënë Sahatçija…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.