ARKATANA

Reforma kryhet në janar

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Subjektet politike do t’i kthehen edhe njëherë temës së lënë përgjysmë muaj më parë, asaj për reformë zgjedhore. Tani çështja ka mbetur se kush ta thërrasë takimin e radhës të liderëve partiakë për t`u pajtuar edhe për disa çështje të imëta e pastaj puna të kalojë nga tryeza e partive në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht në Komisionin ‘ad- hock’ që ishte themeluar më parë apo në Komisionin për Legjislacion, në mënyrë që reforma të përfundojë në muajin e parë, apo më së largu në shkurt të vitit 2014.

Nëse këto afate që partitë shpresojnë se do të arrihen, atëherë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, mund të mbahen në muajt e verës apo më së largu në shtator të vitit 2014.

ARKATANA

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën për Tribunën se një numër i madh i çështjeve për zgjedhjet e përgjithshme janë të rregulluara me ligj, kurse një numër i çështjeve me Kushtetutë…(Tribuna).