Fundamenti

Arsimi shqip në Evropë

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mesazhi i Rilindjes sonë Kombëtare vazhdon. Ideja dhe fryma e saj më kanë bërë që edhe pas 42 vjet të angazhimit tim në arsim, përpara nxënësve të ndjehem njëjtë si në fillim . Mërgimi kurrë s`ka qenë qëllimi im, por shpërngulja dhe dëbimet e pareshtura nga pushtuesi serbë, na janë imponuar më thotë Qemal Kryeziu, mësues në Hagen, Bohum dhe Iserlon, të Gjermanisë.

Liria në gjuhë të huaj , nuk e ka shijen e lirisë së atdheut. Por, një qiell zemre, dhe një gjak kënge, është gjithandej Kosova.

Mesazhi i Rilindjes sonë Kombëtare vazhdon. Ideja dhe fryma e saj më kanë bërë që edhe pas 42 vjet të angazhimit tim në arsim, përpara nxënësve të ndjehem njëjtë si në fillim . Mërgimi kurrë s`ka qenë qëllimi im, por shpërngulja dhe dëbimet e pareshtura nga pushtuesi serbë, na janë imponuar më thotë Qemal Kryeziu, mësues në Hagen, Bohum dhe Iserlon, të Gjermanisë.

Në Hagen jam që prej 20 vjetësh. Qemal Kryeziu u lind në Roganë të Dardanës, më 1942. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm në Gjilan. I etur për dije dhe për mësim, Qemali kurrë nuk u kënaq me të arriturat e tij. Vazhdoi studimet në Universitetin e Sarajevës, në fakultetin e Frengjishtes.

Aty mësuesi Qemal kulturohet dhe diplomohet për pedagog të gjuhës frënge. Jeta e çdo mësuesi në Kosovë ka dramën dhe vuajtjen e tij, thotë Qemali. Ai regjim ishte vetë diktatori e terrori, që ushtronte dhe komandonte dhunën mbi ne. Mirëpo, lufta për çlirim dhe pavarësi, dhe flaka e lirisë, kurrë s´u shuan në zemrat tona. Në bisedë me shokë, me miq e kolegë të gjithë pajtoheshim se lufta kundër pushtuesit ishte e pashmangshme. Zullumi këputet prej s´trashi, thotë populli.

Mësimi për heronjtë dhe luftat kombëtare aso kohe ishte i ndaluar, rrëfen mësuesi Qemal, por, mësuesit shqiptar në ato vite nuk ndalonin që t´ua shpjegonin nxënësve të tyre, pse kjo varfëri në popull, pse kaq shumë dënime dhe të burgosur, pse zemërohet Kosova, e tjera e tjera. Armiku kudo na vëzhgonte, na ndiqte. Mirëpo, ne gjenim forma dhe mynyra që t´ua thoshim të vërtetën nxënësve. Fatmirësisht, ora e trimave të lirisë në beteja ishte e njëjtë me orën tonë.

Kështu pra lëvizëm zemërimin e zemëruar. Nxënësit tanë kudo ishin me çlirimtarët, me më të zotët e më trimat. E vërteta për Kosovën e lirë më s´mund të fshihej më. Nxënësit tanë, e bashkë me nxënësit edhe ne ishim në demonstrata. Jo njëherë, por disa herë, më ka ndodhur, thotë mësuesi Qemal , kur nxënësit pyesnin: Pse shoku arsimtar nuk kremtojmë festat tona ? Pse në këto festa mungon flamuri ynë ? Dhe pse heshtja heshtën aq gjatë, dhe pyetje nga më të ndjeshmet. Asaj jete të blinduar me parulla dhe gënjeshtra, ngadalë por sigurt, po i vinte fundi. Grushti i popullit dhe vullneti për liri për çdo ditë po bëhej më i fortë. Në të gjithë ato beteja, mësuesi ishte mes prushit dhe flakës, mes të vërtetës e të pavërtetës. Nën pushtues mësuesi ishte nën vëzhgim të përhershëm. Kosova në të gjitha ato vite vuajti një vuajtje gjenocidi. Pushtuesi s`lejonte të ngrohë dielli më shumë se ç `lejonte pushteti i tij . Të gjitha programet për nxënës ishin përkthim ose të përkthyera. Të ndodhur në atë kalvar, ne
e ruajtëm flakën dhe frymën tonë .

Atë e ruajtëm së bashku e të bashkuar. Një gjë duhet ta them , thotë mësues Qemal, para Plenumit të Brioneve, në kohën e gjakatarit Rankoviq, edhe mësuesi, edhe nxënësi, edhe populli, të gjithë ishim në burg, pa marrë parasysh parullat dhe tekstet e tyre. Mësuesi në atë kohë ishte shumë i kufizuar, nën kontroll të fortë të inspektorëve, duke u kontrolluar edhe bisedat me nxënësit.

Hidromorava

Prandaj, 42 vjet në arsim janë më shumë se një tregim, më shumë se një roman.Në letërsinë tonë, jeta e mësuesit thotë Qemali, kujtoj se është trajtuar pak, sepse mësuesve dhe nxënësve u ra barra më e rëndë në gjithë lëvizjen tonë kombëtare. Prandaj , 22 vjet mësuesi në Kosovë dhe 20 vjet mësuesi në Hagen është angazhimi im dhënë arsimit të Kosovës. Mirëpo, borxhi ynë ndaj arsimit dhe Kosovës nuk mbaron me kaq. Unë thotë Qemali vazhdoj të punoja pa ndërprerë në frymën e asaj që quhet, Rilindje. Natyra ime s`më lejon të jem i ëndrrës. Ajo natë e Kosovës, ishte një terr i trashë, që duhej thyer dhe mundur.

Falë guximit të rinisë sonë, dhe brezit të grushtave dhe të pushkës, fituam gjënë më të shtrenjtë, lirinë. Janë të shumtë shembujt, tregon mësues Qemali, kur nxënësit e mi janë dënuar dhe ekzekutuar, pse ata kishin zemër të madhe dhe duar të bukura për t`i thyer prangat e burgut. I tillë ishte Rexhep Mala, Kadri Zeka dhe shumë të tjerë . Në Gjermani nuk jam s´e desha, por , vullneti dhe nevoja më shtyri të bëjë diçka më shumë nga vetja ime. Veprimtaria ime është e cilësuar në qytetet; Hagen, Siegen , Iserlhon , Ëerdolh, Lüdenscheid , Hoelimburg dhe Bochum.

Punë kemi bërë mjaft, por, kemi mundur edhe më shumë. Me këtë dua të them se deri tani në Mësimin Plotësues në Gjuhën shqipe, ku unë punoj, janë arsimuar rreth 2 mijë nxënës, që është një sukses i frymës dhe shkollës shqipe. Aktualisht, unë i arsimoj që nga klasa e parë e deri në të dhjetën, dhe kam rreth 220 nxënës të rregullt.

Nxënësit në Hagen, por, edhe në paralelet ku unë punoj, janë aftësuar në shkrim, lexim, histori, gjeografi dhe gramatikë. Ata nuk ndiejnë rrezik të asimilimit dhe të mos komunikimit në gjuhën amtare. Mbase, programi për nxënësit me mësim plotësues është i shkurtuar, për të gjitha klasat që nga klasa e parë e deri në të dhjetën. Më duhet të theksoj , thotë mësues Qemali , se financimin , librat dhe udhëtimin deri në shkollë i paguan shteti gjerman, që është gjë e mirë. Unë kujtoj, thotë mësues Qemal , se mësimi plotësues në gjuhën shqipe ( vetëm nga tri orë në javë për çdo klasë ) u jep mundësi fëmijëve të mërgimtarëve ( atyre më të zotëve ) atyre që mësimet i vazhdojnë në shkollat gjermane, të jenë shpresë për kuadro të reja të Shtetit të Kosovës. Kuptohet , liria në gjuhë të huaj , nuk e ka shijen e lirisë së atdheut.

Por, një qiell zemre, dhe një gjak kënge, është gjithandej Kosova. Andaj, pa arsim , pa këtë armë supreme të kombit, asnjë hap s`mund të bëjmë përpara . Koha lëviz më shpejt se sa mendojmë ne.

Prandaj, angazhimi ynë në arsim, në dijet bashkëkohore, çështjen shqiptare e shpie aty ku edhe e kemi qëllimin. Në këtë drejtim , thotë mësues Qemal, të diturit sot bëjnë historinë.

Rrustem Geci – Dortmund