Fundamenti

Pacolli: Hoxhaj e kërkoi njohjen që e kemi

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Nigeria, Uganda dhe Mali. Këto janë tri njohjet që vazhdojnë të kontestohen nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga disa parti opozitare.

Për njërën prej tyre, për Malin, Ministri Enver Hoxhaj ka lëshuar njoftim se po kërkon njohjen.

Hoxhaj ka thënë se këtë njohje e ka kërkuar në kuadër të Samitin Franko-Afrikan, që po mbahet në Paris.

Mobi Casa

Por, Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka thënë se Njohja e Malit për Kosovën ekziston, por ajo duhet vetëm të rikonfirmohet. “Njohjen nga Mali e kemi. Ajo duhet të rikonfimrohet sepse ajo ka ardhur moti”, ka thënë Pacolli.

“Hoxhaj ka shkuar Samitin Franko-Afrikan, që po mbahet në Paris dhe unë s’kam shkuar për shkak të zgjedhjeve. Ai i ka pas të përgatitura takimet nga njerëzit e mi”, ka thënë Pacolli, transmeton express.

Përplasjet mes Pacollit dhe Hoxhajt sa i përket njohjeve kanë vazhduar prej kohës kur Lideri i AKR’së mori pozitën e Zëvendëskryeministrit dhe u ngarkua me shtimin e njohjeve.