Eko Higjiena

Diaspora feston Pavarësinë

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Në Mannheim, me organizimin e SHKSH “Dardania”, është kremtuar festa e Flamurit dhe dita e Pavarësisë Kombëtare.

Për këte mbrëmje festive, antarët e SHKSH “Dardania” dhe nxënësit e shkollës shqipe “Shote Galica”, në Manheim me rrethinë, drejtuar nga arsimtarja Hatixhe Ramadani, kishin përgatitur një program të begatë me recitime si dhe me këngë e valle artistike nga trevat etnike.

Të pranishmit janë kënaqur me këngë e valle interpretuar nga artisti Sabri Fejzullahu dhe grupi artistik ; Manifestimin e madhështoi prezenca e bashkatdhetarëve nga Mannheim-i me rrethinë.

Kremtimi i 101 vjetorit të Pavarësisë së Kombëtare në Manheim me rrethinë është mbajtur me moton : ”Viti i Humanitetit, Ndërtojmë një shtëpi – ngjallim një shpresë ”.

Në fjalën përshëndetëse, Naser Hoxha, kryetar i SHKSH.”Dardania”, pasi iu uroj të pranishmit për festën kombëtare, fillimisht theksoi:

Sot më shumë se 101 vjet, pasi Shqipëria ka fituar të drejtën e saj për të vendosur vetë për të ardhmen e saj, po vazhdon perfeksionimi i rrugës sonë të mëtejme. Pas Besëlidhjes së Lezhës në 1443, të Prizrenit në 1887, Besëlidhja e Junikut e 21 majit të vitit 1912 do të shënohet jo vetëm si ngjarje që i parapriu kryengritjes së përgjithshme çlirimtare të shqiptarëve, por edhe si një nga ngjarjet më të mëdha që i parapriu shpalljes së Pavarsise së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, në Vlorën e Flamurit të Skënderbeut. Plaku mjekërrbardhë Ismail Qemali, udhëtoi nëpër borë e shi me Karrocë për të arritur me 28 nëntor 1912, për ta bërë Shqipërinë të pavarur e sovrane.

Hidromorava

Kjo festë festohet më së miri me mikun. Pra në shënimin e këtij jubileu dua të falënderoj popullin Gjerman, për mbështetjen e fuqishme dhe për kontributin që po vazhdon ta japë në forcimin e lidhjes historike mes dy popujve tanë. Andaj mërgata shqiptare është strumbullar lëvizjeve kombëtare për liri, pavarësi, identitet dhe mirëqenje të shqiptarve, që përfundoi me pavarësinë e Shtetit Shqiptar,101 vjetorin që po shënohet këtë vit.

Të pranishmit në manifestim i kanë përshëndetur edhe Tefik Ramadani nga këshilli për të huajnë Mannheim, Neki Lulaj nga LSHAKSH në Gjermani, Dr.Rita Salihu humankiste dhe veprimtare me qëndrim në SHBA si dhe Maxhun Smajli, ish reporter lufte nëKosovë.

SHKSH „ Dardania“, dhe bashkatdhetarëve në evenimentin kushtuar festave të Nëntorit, u kishin arritur shumë telegrame urimi. Urim i tillë kishte arritur edhe nga Konsulata e RK, në Frankfurt: Konsuli Astrit Zemaj ndër të tjera kishte shkruar:

“ Të nderuar aktivistë të Shoqatës Kulturore Shqiptare, “Dardania”, në Mannheim
Kam nderin që në emër të Konsulatës së RK-së në Frankfurt, të ju përshëndes dhe të ju përgëzoj përzemërsisht për organizimin e manifestimit të rëndësishëm, si dhe për punën tuaj në të mirë të kombit Shqiptar dhe vendit tonë, Republikës së Kosovës”.

SHKSH „Dardania“ ka ndarë disa shpërblime modeste për veprimtari dhe punë të suksesshme në sfera të ndryshme : Ato iu takuan: veprimtares Dr. Rita Salihu me qëndrim në SHBA, Sabri Fejzullahut, artist dhe këngëtar i merituar, si dhe Maxhun Smajlit, reporter lufte, i cili njëherit u shpall edhe anëtar nderi i SHKSH “Dardania”, në Mannheim.

Bashkatdhetarët janë kënaqur duke vallëzuar në ritmin e këngëve interpretuar nga artisti dhe këngëtari i merituar Sabri Fejzullahu./Halil Rrustemaj/albinfo/